GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Putini përballet me momentin më të rrezikshëm, forcat ruse tërhiqen në Ukrainë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Putini përballet me momentin më të rrezikshëm, forcat ruse tërhiqen në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë ditëve të fundit, Ukraina ka rimarrë kontrollin e zonave të mëdha në lindje dhe në jug të vendit nga forcat pushtuese ruse. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ndërsa Kremlini po tërheq forcat, lufta mund të jetë duke hyrë në një fazë të re jetike.

Forcat ukrainase kanë çarë vijën e forcave ruse në rajonin jugor të Khersonit dhe kanë liruar disa fshatra. Forcat ukrainase tashmë kanë vendosur nën kontroll një territor deri në 30 kilometra brenda vijës së dikurshme të frontit.

“Morali i djemve, gjithçka ka ndryshuar, krahasuar me ç’ishte më parë – është përmirësuar shumë. Ekziston dritë në fund të tunelit, të frymëzuar nga fitoret”, thotë Yaroslavi, ushtar ukrainas.

Forcat ukrainase po konsolidojnë përparimin territorial edhe në lindje. Qyteti Lyman është i shkatërruar; rrugët janë mbushur me tanke të djegura ruse dhe ushtarë të vrarë. Gjeneralët ukrainas thonë se kanë përparuar gjatë dy javëve të fundit 55 kilometra më pranë Kharkivit.

“Kemi patur njoftime se njësitë në rajonin verior Kherson janë krejtësisht të pafuqishme, me mangësi në personel dhe me shtrirje përgjatë një vije fronti tepër të gjatë dhe mungesa ushtarësh për ta mbajtur”, thotë Karolina Hird, nga Instituti për Studimin e Luftës.

Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë 625 milionë dollarë ndihma të reja për Kievin.

“Ukraina ka nevojë për armë, për më shumë armë. Kjo pasi populli rus i toleron kriminelët e luftës, por nuk toleron kriminelët e luftës që dalin humbës. Kjo disfatë ushtarake në Ukrainë ofron shenjat e para të rënies së reputacionit të Putinit në Rusi”, thotë Oleksandra Matviichuk, nga Qendra për Liritë Civile në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi javën e kaluar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës – një lëvizje kjo e refuzuar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Analistët thonë se lufta po hyn në një moment kritik.

“Është shndërruar në një moment jetik për Putinin. Aftësia e tij për të mbijetuar mbështetet deri diku tek deklaratat e tij se ka mbrojtur atdheun dhe e ka zgjeruar atë. Se ku do të shkojë kjo situatë askush nuk e di. Por mund të themi se ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm për zotin Putin, që kur mori pushtetin rreth 20 vite më parë”, thotë Charles Kupchan, nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë.

 

Presidenti Putin ka thënë se do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur Rusinë, duke shtuar frikën se mund të vërë në përdorim të ashtuquajturat armë taktike bërthamore.

“Gjërat po shkojnë shumë keq për Rusinë. Nuk e di edhe sa më keq duhet të bëhet përpara se Rusia të marrë në konsideratë shumë seriozisht përdorimin e armëve bërthamore. Nuk jam i sigurtë edhe nëse Putini e kupton se sa keq do të bëhet për të, nëse përdor armët bërthamore”, thotë James Acton, nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Për momentin, Rusia po përpiqet ta rimarrë avantazhin nëpërmjet forcave konvencionale. Ministria e mbrojtjes tha këtë javë se mbi 200 mijë meshkuj janë rekrutuar tashmë në forcat e armatosura që nga shpallja dy javë më parë e mobilizimit të pjesshëm.

“Këto forca nuk ka gjasa të ofrojnë ndonjë kapacitet të shtuar mbrojtës, apo sulmues, në periudhën afatshkurtër. Dhe në periudhën afatgjatë, këto forca nuk ka gjasa të stërviten mirë apo të motivohen”, thotë Karolina Hird, nga Instituti për Studimin e Luftës.

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe raketa territorin e mbajtur nga forcat ukrainase – shpesh në zonat me civilë. Një autokolonë me civilë në qytetin Zaporizhzhia u godit më 30 shtator. Dhjetëra njerëz u vranë – ndër ta shumë gra dhe fëmijë. Moska nuk komentoi rreth këtij sulmi./VOA

Etiketa: LuftaRusiaUkraine

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Dobi: Kukësi nuk duhet të ndalet tani, Bylisi na vjen si favorit

Dobi: Kukësi nuk duhet të ndalet tani, Bylisi na vjen si favorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com