GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj paralajmëroi se PD do dalë me dy kandidatë në zgjedhje, 6 deputetë kundër

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj paralajmëroi se PD do dalë me dy kandidatë në zgjedhje, 6 deputetë kundër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike kanë reaguar pas qëndrimit të kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj i cili tha sot se PD e drejtuar nga ai do të dalë me kandidatët e saj në zgjedhje duke bërë kështu që opozita të ketë edhe një garë brenda saj në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kjo pasi pjesa tjetër e opozitës duke u nisur që nga PD e drejtuar nga Sali Berisha, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera aleate kanë paralajmëruar se do të dalin me një kandidat të përbashkët.

Në një prononcim për News 24, deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se nuk është informuar në lidhje me këtë vendim të njoftuar nga Alibeaj duke theksuar se vetëm me kandidatë të përbashkët opozita ka shanse reale në garë.

“Nuk e kam pare intervistën! Tani po e marr vesh. Pa e dëgjuar s’dua te komentoj, dhe me këte nuk po them qe nuk i besoj fjalës tende. Vetëm me kandidat te përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di te jete mbledhur grupi parlamentar dhe te jene marre vendime, si i vetmi institucion qe e ka këtë tager ne kushtet ku jemi.”, tha Gjekmarkaj.

I të njëjtin qëndrim është edhe deputeti Ervin Salianji.  “Fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati dhe jo në logjikë dhe as arsye! Dua të le mënjanë modestinë, pavarësisht se jam votuar thuajse nga 10.000 qytetarë në Korçë, deri sot askush nuk më ka kontaktuar dhe as pyetur. Mendoj që opozita duhet të jetë e bashkuar.

Beteja mediatike që bëjnë demokratet ndaj njeri-tjetrit nuk i shërben qytetarëve që po përballen me një qeverisje prepotente skandaloze, demokratët po i dëmton deri ne palcë.”, tha Salianji.

Po ashtu edhe deputetja Dhurata Çupi, thotë se është detyrim ndaj demokratëve që në zgjedhje PD të dalë me një kandidat të përbashkët.

“Ne duhet te përpiqemi të gjithë te dalim me nje kandidat. Eshte detyrim i joni ndaj demokrateve te dalim bashke. Eshte detyrim i joni si drejtues, mos te bjerremi pas sedres personale apo interesave personale. Demokratet nuk e duan sjelljen e ndasive dhe ne duhet tju pergjigjemi interesave te tyre. Duhet fituar me Edi Ramen, jo me njeri tjetrin.”, tha ajo.

Saimir Korreshi nga ana tjetër ka paralajmëruar se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Në një palë zgjedhje si ato të 2023-it, kur mund të këtë 2 kandidate ne zgjedhje te PD-se, nuk do te marr pjesë.”. theksoi Korreshi.

Deputeti Xhelal Mziu tha se çdo subjekt politik opozitar del në zgjedhje me kandidatë të vetët dhe jo në koalicion, do të konsiderohet ‘patericë’ e Ramës. “Çdo subjekt politik opozitar që del në zgjedhjet lokale të 2023 me kandidat te vetet, por jo në koalicion, do të konsiderohet një patericë e Edi Ramës.”, u shpreh Mziu.

Kreshnik Çollaku thekson se me rëndësi është bashkimi i PD-së. “Unë mendoj se përcaktuese per fitoren e opozitës si të tërë ka rendësi bashkimi i PD. Nje PD e ndare apo e përçarë sjell automatikisht pikëpyetje mbi suksesin e krejt opozitës. Për mua ka rëndësi qe te këtë vetem nje kandidat nga PD. Pra bashkimi i opozitës percaktohet nga bashkimi i PD. Sigurisht PD eshte forca me e madhe dhe percaktuese e opozites dhe do te mbaje peshen me te madhe te kandidaturave. Nese PD eshte e bashkuar Opozita eshte e bashkuar. E kunderta nuk mund te ndodhe. Sado te shtohen ngjyrat e aleateve apo koalicioneve, pa bashkim te PD nuk ka bashkim te Opozitës.”, theksoi ai.

Etiketa: AlibeajKandidatetPD

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Para
Takimi në Kryesinë e Kuvendit me Shalsin dhe Kotin, Yuri Kim zbulon çfarë u diskutua

Takimi në Kryesinë e Kuvendit me Shalsin dhe Kotin, Yuri Kim zbulon çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş