Spitali Rajonal “Memorial” Fier, që u krijua nga Erdogan është vënë në funksion të ministres së Ramës për të zhvatur fondet publike. Ai u prezantua si një institucion gjigant, që do të kishte kushte të mira dhe shërbim të specializuar mjekësor për pacientët. Në fakt, deri tani po shohim se ky spital është kthyer në një lavatriçe që gllabëron paratë e qytetarëve. Disa herë janë denocuar tendera për çërçafë apo pajisje mjekësore që janë zhvilluar në shkelje nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Këtë herë ajo ka hapur një tjetër tender, i cili ka nisur dhe është mbyllur në kundërshtim me ligjin për prokurimet. Bëhet fjalë për kontratën të nënshkruar me datë 30 shtator, të cilin Open Data Albania e ka klasifikuar me “flamur të kuq”, për shkak të riskut të lartë që shfaq për konkurrencën në treg, edhe për abuzim me fondin. Tender me numër reference REF-41131-09-09-2022 dhe objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, për Spitali Memorial Fier, ka shkelur dy rregullat bazë të procedurave tenderuese. Së pari, fituesi ka marrë kontratë pa garë. Sipas dokumenteve të tenderit, për këtë prokurim ka dorëzuar ofertë vetëm kompania “Lala Company shpk”, të cilën Manastirliu e ka shpallur menjëherë fituese pa konkurrim. Së dyti, kjo kompani ka paraqitur ofertë me vlerë 15 106 675,00, pra sa 95% e fondit limit. Edhe këtë pikë ligji nuk e lejon, pasi duhet të merren parasysh ofertat që janë më të lira dhe në përqindje më të ulët në raport me fondin limit.
Dhe ky është rast i përsëritur, pasi vetëm pak muaj më parë vetëm për larjen e çarçafëve të këtij institucioni janë prokuruar mbi 730 milionë lekë. Edhe në luftë të ishim, nuk do kishim këtë lloj shpenzimi. Të mos harrojmë se shërbimi për çarçafët e urgjencës dhe vizitave tek specialistët bëhet me çarçaf letre (rulon) që është një kosto financiare e papërfillshme. Ndërsa ushqimet në të shumtë e rasteve, pacientëve ua sjellin të afërmit e tyre, pra shumë pacientë nuk konsumojnë ushqim spitali. Kështu, në pak muaj ky institucion ka glabëruar 880 milionë lekë të vjetra.
Kompania e dyshimtë
“Lala Company”, që ministrja Manastirliu e ka bërë pjesë të vorbullës së përvetësimeve në Spitalin Memorial, duket se është krijuar vetëm për tenderat e spitalit. Nga shqyrtimi I dokumenteve në Agjencinë e Prokurimeve Publike rezulton se Lala që nga viti i rithemelimit (2009) ka fituar gjithsej vetëm tre tendera.
Të tre këto prokurime kanë qenë me objekt shërbimi në Spitalin Memorial Fier. Nga këto të dhëna rezulton se deri më tani Arjan Lala, pronari i “Lala Compani”, ka përfituar nga ky spital 100 milionë lekë të reja. Duke ngritur kështu dyshimet se është një kompani fiktive e ngritur me porosi nga Manastirliu.
Ndërkaq, pronari i kësaj kompanie me këto para ka hapur këtë vit një tjetër firmë të quajtur “Green Life Company”, që nuk është “njollosur” ende me asnjë tender. Por që me shumë gjasa e ka ndonjë plan për tenderat.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post