GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga dyshimet për lidhje me Ronin te lidhja e re e Bojken Lakos, Semi i thotë të gjitha

16:00 - 08/10/22
në Show Biz
Kohë leximi: 5 min
A A
Nga dyshimet për lidhje me Ronin te lidhja e re e Bojken Lakos, Semi i thotë të gjitha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë, por asnjëherë nuk e konfirmuan nëse pati diçka mes tyre. Thashethemet nisën që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, ku fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çift”. Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë. U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, së fundmi, u vu re se dyshja nuk ndiqen më në “Instagram”. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partnerë deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, por tani jo më.

Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në “Instagram” nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”.

Ndërsa, Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë”.

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni. “Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq.

Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë. Së fundmi, Semi Jaupaj ka thyer heshtjen duke dhënë për herë të parë një intervistë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Artistja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë. Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është “single” dhe për momentin “nuk ka të dashur”.

Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”.

Nga ana e Bojkenit, këngëtari ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe e ka lënë pas historinë me këngëtaren. Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht.

Mbrëmjen e djeshme çifti janë fotografuar në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë. E dashura e artistit është e panjohur për publikun, por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.

Madje, edhe në një ambient ku ndodhet ish-e dashura e tij. Semi ka postuar në rrjetet sociale një foto me moderatoren dhe menaxherin, ndërsa të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të Bojken.

Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.

Disa muaj më parë gjatë një interviste në “Wake Up” i pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë, sepse kështu është si të thuash maja e shpërndarjes së thashethemit dhe lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale, normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë”, tha ai duke mos dhënë shumë detaje.

Pavarësisht të gjithave, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.

Gjatë “reality show’-t, ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares. Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuar asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.

Tani që Donaldi dhe Bora u ribashkuan, Semi kishte pasur gjithashtu “dorë”. Duke folur për rregullimin e marrëdhënies me Borën, Donaldi tha gjatë “Më lër të flas” se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas, ai i kishte shkruar Borës, së cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte, por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Semi nuk mund të mos pyetej për çiftin. Ajo tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.

 

Etiketa: Semi Jaupaj

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Miku i ngushtë i Dumanit bashkëpunon me drejtësinë, SPAK bën lëvizjen e menjëhershme

Dumani fshihej në Kosovë/ Si u zbulua përmes të ëmës, policia bëri “një sy qorr” dhe e la të ikte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com