GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në, shpenzojnë 89 milionë euro për vizën Schengen

17:06 - 08/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në, shpenzojnë 89 milionë euro për vizën Schengen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në. Ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e shumëvonuar të liberalizimit për Kosovën, por sidoqoftë deri më tani ky regjim vizash i ka kushtuar kosovarëve miliona euro.

Raporti i ri i Grupit për Ballkan “Regjimi i vizave për Kosovën: a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë” ka nxjerrë shifrat e shpenzimeve të kosovarëve për t’u pajisur me vizë Schengen, raporton Gazeta Express.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Kosovarët kanë paguar rreth 89 milion EUR për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së”, thuhet në raport. Gjithashtu, raporti vlerëson se kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021).

“Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion EUR nga fondet e IPA III (2021-227)”.

Javët në vijim po priten të janë vendimtare për këtë proces. Me një vendim pozitiv më 13 tetor në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj.

Raporti i ri i Grupit për Ballkan argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.

“Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike”, thuhet në raport ndër të tjera.

Regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet europiane, thotë raporti.

“Marrëveshja për Stabilizim e Asociim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%”.

Prandaj, thotë Grupi për Ballkanin, të dhënat dhe argumentet e paraqitura në raport duhet të shtyjnë edhe më shumë vendet e BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe atë sa më parë që të jetë e mundur.

Më poshtë janë edhe disa nga gjetjet e prezantuara në raport:

-13.4% rritje në bastisjet e policisë në vitin 2021 krahasuar me 2020;

– Rritje prej 75% në luftimin e grupeve të krimit të organizuar;

-Rritje prej 85% e aktakuzave për krime ekonomike dhe korrupsion krahasuar me një vit më parë;

– Krijimi i një mekanizmi të ri gjurmues për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Numri i rasteve të synuara është rritur nga 31 në vitin 2016,  në 82 në vitin 2022;

-Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë mbi Sundimin e Ligjit;

-Përmirësimi i pozicionit të saj në Indeksin e Transparency International me 17 vende/ dhe vendi i dytë me pikët më të mira në Ballkanin Perëndimor;

– Janë iniciuar 726 raste të reja me 792 persona të arrestuar dhe 541 aktakuza ndaj 738 personave të dyshuar në fushën e parandalimit dhe luftimit të drogës.

-Për më tepër, numri i azilkërkuesve ka rënë nga 4720 në vitin 2018, në 2345 në vitin 2021, që është një tjetër indikator suksesi.

Etiketa: Kosovevize

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Shpërthimi i kamionit në Urën e Krimesë, zbulohet misteri i shoferit

Shpërthimi i kamionit në Urën e Krimesë, zbulohet misteri i shoferit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com