GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthimi i urës së Krimesë, Putin akuzon Ukrainën: Akt terrorizmi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi i urës së Krimesë, Putin akuzon Ukrainën: Akt terrorizmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për sulmin në Urën e Krimesë duke e konsideruar si akt terrorizmi. Putin ka thënë se forcat ukrainase të inteligjencës kanë pasur synim që të shkatërrojnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës civile të Rusisë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një takim me shefin e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin. Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë më 2014, ndërsa ura është lëshuar për qarkullim katër vjet më vonë.

Më herët gjatë ditës së diel, Rusia ka rritur sigurinë në këtë urë – të vetmen që e lidh me Gadishullin ukrainas të Krimesë – pas shpërthimit të fuqishëm të 8 tetorit në të. Presidenti Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të mbikëqyrë urën lidhëse.

Sipas hetuesve rusë, tre persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit si dhe janë dëmtuar rëndë disa segmente rrugore. Viktimat kanë qenë në një makinë afër kamionit-bombë që ka shpërthyer, kanë thënë autoritetet ruse.

Bastrykin ka thënë se qytetarët rusë dhe disa shtete të huaja kanë ndihmuar në përgatitjet për sulm. Zyrtarët rusë kanë thënë po ashtu se kanë nisur menjëherë punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara rrugore.E konsideruar nga mediat ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura është konsideruar kyçe për bartjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe ushtrisë, në jug të Ukrainës, prej shpërthimit të luftës në këtë shtet, në fund të muajit shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Marrë nga REL

Etiketa: PutinukrainaUra e Krimese

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Gjermania i bën thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit: Ata që rrahin gratë…

Gjermania i bën thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit: Ata që rrahin gratë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com