GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania i bën thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit: Ata që rrahin gratë…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania i bën thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit: Ata që rrahin gratë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për t’u ndaluar hyrjen në vendet e bllokut, si dhe ngrirje të pronave, atyre që janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave antiqeveritarë në Iran. Protestat më të qëndrueshme ndër vite kundër teokracisë së Iranit kanë hyrë tashmë në javën e katërt të tyre. Ato shpërthyen më 17 shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, një vajze kurde, e cila vdiq në paraburgim. Mahsa Amini u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit, nën dyshimet se kishte shkelur kodet e rrepta islame për veshjen e grave e vajzave.

Protestat janë përhapur tashmë në të gjithë vendin dhe po përballën me një goditje të ashpër, që sipas vlerësimeve ka shkaktuar dhjetëra të vrarë e qindra të arrestuar.

“Ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, e ndalojnë në mënyrë arbritrare ata që veçse kërkojnë të jetojnë të lirë duke i dënuar me vdekje, qëndrojnë në anën e gabuar të historisë”, citohet të ketë thënë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock për gazetën ‘Bild am Sonntag’.

“Ne do të bëjmë të mundur që BE-ja t’u ndalojë hyrjen atyre që janë përgjegjës për këtë shtypje brutale e të ngrijë pronat e tyre në BE”, shtoi ajo. “U themi njerëzve në Iran: Ne qëndrojmë dhe mbetemi pranë jush”.

Por zonja Baerbock nuk përmendi ndonjë individ apo organizatë specifike që Gjermania kërkon të ndëshkohet përmes sanksionesh.

Të enjten, ligjvënësit e BE-së miratuan një rezolutë ku kërkohej vendosja e sanksioneve kundër përgjegjësve për vdekjen e Mahsa Aminit dhe për shtypjen e dhunshme të protestave.

Marrë nga VOA

Etiketa: GjermanigratëIran

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Degradon sherri mes dy grupeve në lokal, një viktimë dhe gjashtë të plagosur në Florida

Degradon sherri mes dy grupeve në lokal, një viktimë dhe gjashtë të plagosur në Florida

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com