GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Të veprojë SPAK”/ PD denoncon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: I dha 52 mln lekë një kompanie që s’bëri asgjë

11:54 - 10/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të veprojë SPAK”/ PD denoncon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: I dha 52 mln lekë një kompanie që s’bëri asgjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike  Luçiano Boçi me anë të një deklarate për shtyp sot ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Sipas Bocit, Babani ka paguar 51.2 milionë lekë për një kompani që nuk ka kryer asnjë ditë punë.

Madje, nënkryetari i PD e shoqëroi denoncimin bashkë me dokumentat përkatëse që sipas tij e faktojnë këtë abuzim.

DEKLARATA E PLOTË:

Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021.

Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë. Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK.

Po sipas këtyre dokumenteve operatori me inicialet L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.
Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.

Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë! Për mediat do të shpërndajme fotot dhe të gjithë dokumentacionin përkatës, por më poshtë po bëjmë një përmbledhje blic të fakteve:

  1. Investimi eshte realizuar në masën 0%, pra nuk është bërë asnjë punë;
  2. Në anën tjetër, shlyerja/likuidimi është bërë në masën 100%;
  3. Preventivi dhe projekti fillestar jane ndryshuar totalisht, duke hequr 5 nga 8 zërat e punimeve.
  4. Në Akt-Konstatimin e drejtorisë së Anti-korrupsionit rezulton që çmimet në preventiv janë më të larta se ato te Manualit.
  5. Objekti nuk është marrë në dorëzim dhe nuk ka pasur komision monitorimi dhe marrje në dorëzim të të objektit të përfunduar. Me sa duket nuk ka Komsion aq të guximshëm sat ë marrë në dorëzim punë të papërfunduara!
  6. Punimet referuar process-verbalit të Aktit të Kolaudimit dt 15.09.2021 punimet janë realizuar për 65 ditë, kur në fakt duheshin 187 ditë.
  7. Fotot e raportit teknik të tenderuar, dhe ato të bëra më datë 14 nëntor 2021, tregojne një situatë identike të rrugës, si para dhe “PAS” punimeve.
  8. Janë falsifikuar të gjitha dokumenet, të cilat pasqyrojnë të dhëna të pavërteta, dhe janë firmosur JO NGA KOMISIONI, por nga KRYETARI BASHKISË, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, sikur është bërë punë.Eshtë pra e qartë se qytetarëve të Vaut të Dejës u janë vjedhur plot 51.2 milion LEK duke falsifikuar dokumentat, duke quajtur të bëra punët e pabëra, dhe duke futur paratë në xhep.

I bëjmë thirrje administratës së Bashkisë së Vaut të Dejës të distancohet nga aktet flagrante të vjedhjes së pasurisë publike dhe të mos bëhet pjesë e proceseve false që, jo vetëm dëmtojnë bashkëqytetarët e tyre, por edhe i ekspozojnë ata vetë para ligjit. Përsërisim thirrjen për SPAK dhe i kërkojmë shqyrtimin urgjent të dosjeve për të cilat kemi ngritur padi, por ka hetime dhe konstatime edhe nga drejtoria e Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

 

 

Etiketa: mark babaniPartia SocialisteVau i Dejes

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
“Do të ndodhë shumë shpejt”/ Balla paralajmëron: Berisha do të shpallet “non grata” edhe nga BE

Bashkimi i Berishës dhe Metës, Balla ironizon: Nuk i ndahet shpirti...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com