GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Laç, prokuroria kërkon burg përjetë për Eduard Lamaj dhe 35 vite për Ilir Likën

16:40 - 10/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dyfishtë në Laç, prokuroria kërkon burg përjetë për Eduard Lamaj dhe 35 vite për Ilir Likën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eduard Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në zonën e Mamurasit, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar në seancën e 4 tetorit 2022 nga prokuroria e Laçit, e cila lexoi pretencën para gjykatës.

Mësohet se në këtë proces gjyqësor i pandehur është edhe Ilir Lika, ndaj të cilit prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 35 vite burgim. Ndërsa pritet në ditët në vijim vendimi përfundimtar i gjykatës së Laçit.

Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambjentet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Lika ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinit dhe Ylli Brahimit të Milotit. Brahimi gjatë gjithë ditës së ngjarjes, ka qënë nën shoqërinë e Bujar Likës, dhe në gjyqin kundër Lamaj dhe Ilir Likës, Brahimi rezulton të jetë thirur si dëshmitar.Baza ku fshihej Nuredin Dumani në Gjilan, u zbulua përmes të ëmës. Policia e rrethoi, por agjentëve u iku sy më sy
Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit.

Procesi ndaj dy personave të kërkuar është pezulluar me një afat 1 vjeçar. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Në dëshminë tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin./OraNews

Etiketa: Bujar LikaEduard LamajLacPaulin GJergji

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket
Aktualitet

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket

17:35 - 08/04/26
Para
Komentoi te postimi i Casillas, Puyol kërkon falje: Ishte një shaka e tepruar, më falni!

Komentoi te postimi i Casillas, Puyol kërkon falje: Ishte një shaka e tepruar, më falni!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të...

Lexo më shumë
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

19:55 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com