GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Opozita s’duhet të ndahet”, Lubonja: Nëse bashkohen, fitojnë shumë zona në zgjedhje

18:18 - 10/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Opozita s’duhet të ndahet”, Lubonja: Nëse bashkohen, fitojnë shumë zona në zgjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ka folur mbi situatën brenda Partisë Demokratike, ndërsa tha se opozita nuk ka privilegjin të ndahet copë-copë, sidomos brenda partisë,

Lubonja shtoi se qasja për të pasur bisedime brenda palëve në PD është pozitive por është e vështirë pa pasur kushte, të cilat mund të jenë largimet e figurave si Berisha apo Basha për t’i hapur rrugë një bashkimi, por që sipas tij duhen evituar.

Ai tha se nxjerrja e kandidatëve të vetë nga Alibeaj në zgjedhje është diçka vetëvrasëse dhe kjo i hap rrugën e fitores së qeverisë në pushtet, ndërsa po ashtu tha se opozita ka mundësi që në zgjedhjet lokale të jetë fituese në shumë zona nëse opozita është e gjitha në një krah.

“Opozita nuk ka privilegjin të ndahet copë copë. Do uroja të hidheshin hapa drejt një bashkimi qoftë edhe me fraksione apo kompromise ku një pjesë mund të kenë t drejtën të sugjerojnë një kandidat me të cilin ndihen më afër. Opozita kërkon një bashkim më të madh se vetëm brenda PD-së. Kjo është e nevojshme, kërkohet një frymë përtej interesave të pjesëve, përndryshe përballë një regjimi të tillë nuk sfidohet dot fitorja. Vështirë se ky lloj regjimi mund të sfidohet kollaj. Për mua problemi është se opozita dhe primaret të jenë të vërteta, mos të jenë të orkestruara që i shërbejnë vetëm 1 lideri. Do ishte mirë që këto primare të ishin garë midis disa personaliteteve që kërkojnë diçka përveç orkestrimit nga lart. Është e vështirë dhe nuk e shoh të ndodhë.

Gjithçka do rezultojë nga takimet mes palëve brenda PD, është qasje pozitive të mos vendosen kushte, por është e vështirë të ketë kompromis pa kushte. Në mos kushte duhen lëshime që të arrihet kompromisi. Një kusht mund të jetë pranimi i të gjithëve përveç Bashës, ose bashkimi pa Berishën, këto mund të jenë kushte. Këto kushte duhen evituar, por jo duke e përçarë. Tensioni mes tyre është i ndërtuar nga këto përjashtime. Këto duhen evituar në të mirë të një interesi të përbashkët të opozitës.

Alibeaj e ndjen se nxjerrja e kandidatëve të vetë është vetvrasëse. Do marrë rolin që të fitojë Rama në fund, por shumica nuk është dakord. Të dyja palët duhet të heqin dorë nga disa kushte dhe gjuha e përjashtimit e ofendimit që është përdorur shpesh mes palëve. Një nga mbështetjet e këtij grupimi që përfaqëson Alibeaj është edhe ambasadat, por nëse këto bëhen me regji nuk është mirë.

Meqë këto janë zgjedhje lokale është më e komplikuar, në tërësinë e vet një proces zgjedhor i ndershëm me një opozitë në një krah e shoh si fituese në shumë zona, duke pasur parasysh rreziqet që ka krijuar qeveria për vendin. Rezultati nuk varet vetëm nga kjo, e shikoj opozitën që mund të jetë më e fortë për të mbrojtur votën, zgjedhjet mund të jenë më afër të të qenit të ndershme.

Protestat janë një lloj motivimi edhe i elektoratit dhe funksionojnë por nuk e di sa mjaftojnë, duhet diçka më shumë që është alternativa se çfarë ofrohet, jo vetëm me fjalë. Problemi është se si të jesh i besueshëm përtej fjalëve, me akte që i mungojnë opozitës dhe kulturës sonë.

Duhen figura ndoshta të reja por jo si këta që thërrasin Berisha e Rama sa për të qenë rrotull por figura me personalitet, ajo që shoh është se mungon diçka e tillë dhe çdo gjë rrotullohet te figurat e vjetra se ata janë ata që do luftojnë të keqen. Këto janë mangësi që shfrytëzohen nga ai që ka pushtetin më shumë”, u shpreh Lubonja.

Etiketa: LubonjaOpozitaZgjedhjet

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:36 - 12/02/26
15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt
Aktualitet

15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt

14:15 - 12/02/26
Para
Arsenali po kryeson Premier League, Martinelli: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Arsenali po kryeson Premier League, Martinelli: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në mbledhjen e Këshillit të...

Lexo më shumë
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26
Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com