GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike, REL: Begaj s’ftoi asnjë lider të opozitës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike, REL: Begaj s’ftoi asnjë lider të opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë ka vlerësuar mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e tyre, duke e konsideruar thelbësore në identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik të muajit korrik.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbledhur të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike ndaj portalit qeveritar, E-albania dhe sistemit TIMS.

Aty është thënë se e gjithë vëmendja e autoriteteve shqiptare tani është te forcimi i kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve të tilla, dhe është konfirmuar që duhet të vazhdojë “bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në”.

Shqipëri: Pushteti dhe opozita përplasen për sigurinë kibernetike

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut. Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë.

Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane. Opozita në Shqipëri, por edhe ekspertë të sigurisë, kanë kërkuar një mbledhje të tillë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare prej kur ka ndodhur sulmi i 15 korrikut. Në mbledhjet e kaluara është ftuar lideri i opozitës, mirëpo këtë herë Begaj nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të saj.

Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

Më herët gjatë ditës së hënë, hakerët e grupit, Homeland Justice kanë publikuar në Telegram të dhëna mbi punonjësit e Policisë së Shqipërisë. Në listën me detajet e rreth 300 policëve është parë mbishkrimi “mbase këta këtu janë objektivat e radhës”. Ditë më parë në këtë faqe online janë publikuar edhe e-mailet e shkëmbyer nga Gledis Nano, në kohën kur mbante postin e drejtorit të Njësisë Anti-terror në Policinë e Shqipërisë.

Një tjetër material sensitiv i publikuar nga Homeland Justice ka të bëjë me të dhënat e shtetasve shqiptarë të dyshuar ndër vite për krime të ndryshme.

Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik. Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit./Rel

Etiketa: BegajRELska lider opozite

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi
Breaking Views

Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

07:32 - 07/06/26
Para
U kap në makinë të blinduar me Indrit Doklen, Fatjon Murati:  Gjinit i mora borxh makinën

U kap në makinë të blinduar me Indrit Doklen, Fatjon Murati: Gjinit i mora borxh makinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Lexo më shumë
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom