GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Armatosni Evropën”/ Ish-gjenerali i NATO-s jep alarmin: Pasuesi i Putin është edhe më ekstremist

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Armatosni Evropën”/ Ish-gjenerali i NATO-s jep alarmin: Pasuesi i Putin është edhe më ekstremist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-gjenerali i NATO-s, Richard Shirreff, ka bërë thirrje për armatosjen e menjëhershme të Europës, pasi rreziku rus nuk do të largohet edhe sikur Putin të rrëzohet nga pushteti apo të largohet. Në një intervistë për “The Times”, ai tha se edhe pse ushtria ruse duket e mundur, perëndimi i konfliktit mbetet ende shumë i largët.

Shirreff, i cili shërbeu në rolin e NATO-s nga viti 2011 deri në 2014, tha se fillimisht ai kishte “mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë ruse dhe nënvlerësoi guximin, burimet, qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe zgjuarsinë e plotë” që kishin treguar ukrainasit.

Ai tha se ndërsa mbështetja e NATO-s kishte qenë me të vërtetë mbresëlënëse, tani gjendemi në një situatë ku kjo mbështetje duhet të rritet. “Rusia dhe Putin janë të ‘zënë në grackë’. Ai mund të sulmojë dhe më tepër nënë frikën se mund të vendosë ta përshkallëzojë luftën me sulme nukleare”, tha ai.

Shirreff tha se do të kishte më shumë përshkallëzime pasi Ukraina do të rimerrte më shumë nga territori i saj dhe tha se NATO-s duhet të ndryshonte plotësisht mentalitetin e saj.

“Ajo që nuk kemi parë është se NATO-ja pranon se duhet të përgatitet për rastin më të keq dhe rasti më i keq është lufta me Rusinë. Dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar rastin më të keq është të jesh gati për të dhe NATO është shumë larg kësaj”, tha ai.

Shirreff tha se aleanca ushtarake duhej të kundërshtonte çarmatimin e vendeve të Evropës Perëndimore në dekadën e fundit dhe të rimbushte stoqet e shteruara të luftës.

“Niveli i aftësisë dhe mbështetjes logjistike për forcat e armatosura duhet të mendohet mirë dhe duhet parë aftësia e humbur që vjen pas disa vitesh çarmatimi. Të jemi të qartë; edhe nëse ushtria ruse humbet dhe Putin bie nga froni, në pushtet nuk do të vijë një lider i ri aq liberal sa të bashkohet krahëhapur me Perëndimin. Nëse Putini rrëzohet, do të shihni një figurë edhe më nacionaliste, ksenofobikee antiperëndimore. Rusia zgjerohet, Rusia tkurret, Rusia nuk është një shtet, Rusia është një perandori. Mund të mbijetojë vetëm si një organ i tillë.

Dhe nëse tkurret, do të zgjerohet përsëri. NATO duhet të kuptojë se kjo është një luftë e gjatë dhe duhet të përgatitet për një aftësi parandaluese brezash”, tha ai.

Etiketa: NATORichard Shirreff

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Asani sinjale Partizanit, të kuqtë pranë goditjes së madhe

Miqësorja me Arabinë Saudite, ftesa e parë i shkon ish-lojtarit të Partizanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë...

Lexo më shumë
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com