Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 31 vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës në kryeqytet. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen arsyet e këtij akti të rëndë, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 11.10.2022, në rrugën “Tre Dëshmorët”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Discussion about this post