GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani U-19 për femra/ Shqipëria e mbyll grupin me fitoren e dytë ndaj Armenisë

17:17 - 11/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Europiani U-19 për femra/ Shqipëria e mbyll grupin me fitoren e dytë ndaj Armenisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U luajtën këtë të martë ndeshjet e treta dhe të fundit të Grupit B në Eliminatorët e Kampionatit Europian U-19 për femra, që u zhvilluan në Shqipëri. Kombëtarja shqiptare U-19 për femra u përball me Armeninë në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, duke fituar me rezultatin 1-0.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Kreshnik Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Spaho, Tanushi, Maxhalaku, Iliadhi, Troka, Çoka, Mema, Borçi, Kodra, Toma dhe Fuçia.

Ndryshe nga ndeshja e dytë, përfaqësuesja shqiptare është vazhdimisht dominuese përballë armeneve dhe dominojnë lojën, duke krijuar raste dhe duke e spostuar lojën në pjesën më të madhe në gjysmëfushën kundërshtare. Vajzat kuqezi kanë disa raste për shënim me Tomën dhe Fuçinë që tetojnë disa herë me gjuajtje nga distanca, por pa arritur të shënojnë. Pavarësisht superioritetit në lojë pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtin refren me Shqipërinë U-19 që vazhdon të ngulmojë dhe në minutën e 67-të zhbllokon rezultatin. Është Tanushi e cila ekzekuto bukur një goditje nga këndi me portierien armene Sargsyan, që nuk arrin të kontrollojë topin dhe e devijon në rrjetë. Përfaqësuesja kuqezi kalon në avantazh dhe goli u jep më shumë siguri vajzave shqiptare që vijojnë të kontrollojnë ndeshjen dhe shfaqen rrezikshëm para portës kundërshtare. Fuçia për pak shënon me një goditje nga distanca, ndërsa sërish Tanushi ka një mundësi të mirë vetëm pak metra larg portës, por gjuajtje e saj me kokë përfundon jashtë. Një tjetër rast të artë ka edhe Borçi, goditja e të cilës pritet nga portierja armene nga një distancë shumë e afërt.

Sfida mbyllet me fitoren 1-0 të Shqipërisë U-19, që duhet theksuar se bëri një paraqitje të mirë në këto eliminatore duke regjistruar dy fitore dhe duke dhuruar futboll të bukur.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Rumania mundi Letoninë me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Horvath në minutën e 10-të. Në përfundim të ndeshjeve të grupit, Rumania renditet e para me 9 pikë dhe kualifikohet për në fazën tjetër, ndërsa Shqipëria renditet e dytë me 6 pikë e ndjekur nga Letonia me 3 pikë dhe Armenia në vendin e fundit me 0 pikë.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi u zhvilluan në Shqipëri, në datat 5, 8 dhe 11 tetor në stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Si gjithmonë, FSHF ka siguruar një organizim shumë të mirë të ndeshjeve të grupit duke përmbushur pritshmëritë e UEFA-s.

Etiketa: Europiani U-19Fitorefshfkombetarjavajzat

Lajme të lidhura

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Para
EMRI-FOTO/ Pjesë e klanit të Escos, kush është shqiptari i arrestuar sot në Athinë

EMRI-FOTO/ Pjesë e klanit të Escos, kush është shqiptari i arrestuar sot në Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26

Është zbardhur dëshmia e Isida Kipit, dedektivja private që tentoi të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur...

Lexo më shumë
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com