GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Eksperti: Rama dhe Kurti po i nënshtrohen kërkesave të Erdoganit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksperti: Rama dhe Kurti po i nënshtrohen kërkesave të Erdoganit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan. Teksa komentoi zhvillimet e fundit, ku një kolegj u mbyll në Shqipëri, ndërkohë që vendi ynë pritet të marrë dronë të armatosur nga Ankaraja, Ben-Meir thotë se çdo investim i Turqisë në Shqipëri vjen me një kosto nga pas.

Sipas analistit, qëllimi i Erdogan është i qartë, ekstradimi i çdo të dyshuari që është pjesë e FETO-s.

“Dua të kuptoni se Erdogan po përdor fenë si mekanizëm për të influencuar në disa vende, sidomos në vende me shumicë myslimane si Shqipëria dhe Kosova. Ai po hap xhami për të sjellë imamët e tij, për të predikuar frymën dhe bindjet e tij. Ai është bërë një nacionalist fetar duke dëshiruar të përhapë Islamin sunit në secilin shtet në të cilin e ka të mundur.

Çdo investim që ai bën në vende si Shqipëria, si Kosova, vjen me një kosto pas. Ai ka nevojë të sigurohet, që nëse ai vendos të të ofrojë mbështetje, financiare apo nëse anagazhohet në zhvillimin e strukturave të rëndësishme, ti duhet të bësh atë që ai të kërkon të bësh. Në këta rast ai dëshiron të ekstradohet kushdo që është i përfshirë, apo si i dyshuar si i përfshirë me lëvizjen Gylen.

Problem këtu është se kryeministri Rama apo Kurti, ndonëse e mohojnë diçka të tillë, po u binden kërkesave të Erdogan, dhe ky është problem madhor për secilin shtet. Këto vende u janë nënshtruar kërkesave të Erdogan, dhe kjo gjë nuk i bën më këto shtete të jenë të pavarura.

Kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë vërtetë të tyre, duke iu nënshtruar një fuqie të huaj. Për ta përforcuar këtë, dua të sjell në vëmendje një deklaratë që Erdogan e ka thënë së fundmi, jo më larg se muajin janar të këtij viti, kur është shprehur se ‘është në dëmin tonë që FETO vijon të operojë në Shqipëri, ndaj ajo që kërkojmë në këtë situatë, është ndërmarrja e hapave konkretë kundër strukturave gyleniste në Shqipëri”, tha ai.

Etiketa: ekspertiErdoganKurtiRama

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Lubonja: Demokratët mos bëjnë luftë civile, gjykatat i urdhëron Rama

Lubonja: Demokratët mos bëjnë luftë civile, gjykatat i urdhëron Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com