GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dyshime për sabotim? Zbulohet rrjedhje në tubacionin e naftës që lidh Rusinë me Gjermaninë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Dyshime për sabotim? Zbulohet rrjedhje në tubacionin e naftës që lidh Rusinë me Gjermaninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, njoftuan zyrtarët. Ky tubacionin lidh Rusinë dhe Gjermaninë, por zyrtarët thanë se nuk dyshojnë për sabotim.

PERN, që është operatori i seksionit të tubacionit në Poloni, ku u gjet rrjedhja, tha përmes një deklarate më 12 tetor se naftësjellësi është mbyllur përkohësisht.

“Shkaku i incidentit nuk është i njohur për momentin. Pompimi në linjën e prekur është ndërprerë menjëherë. Linja e dytë e tubacionit po funksionon normalisht”, tha PERN, duke shtuar se rrjedhja u zbulua në orët e vona të 11 tetorit.

Zbulimi i rrjedhjes në tubacionin kryesor që bart naftë në Gjermani, vjen në kohën kur shqetësimet janë rritur lidhur me furnizimet e energjisë në Evropë. Kjo pasi tubacionet e Rrjedhës Veriore, që kalojnë nën Detin Baltik, pësuan rrjedhje, të cilat sipas zyrtarëve në Perëndim dhe Rusi, janë shkaktuar nga sabotimi.

Evropa po ashtu përballet me krizë të rëndë të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Moska ka ndërprerë furnizimet e energjisë për shumë shtete evropiane.

Mateusz Berger, zyrtar i lartë në Poloni që është përgjegjës për infrastrukturën e energjisë, tha për Reuters se nuk ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga sabotimi.

“Në këtë rast mund të flasim për një dëm aksidental”, tha ai.

Naftësjellësi Druzhba është një prej naftësjellësve më të mëdhenj në botë, që furnizon me naftë ruse shumicën e Evropës Qendrore, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Hungarinë, Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Austrinë./REL

Etiketa: nafterrjedhjetubacion

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Vila, makina dhe biznese/ Sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri në Elbasan, ja kujt i përkasin

15-vjeçari u vodhi banesën, dy vëllezërit në Berat e rrëmbejnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com