GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua sapo mbaroi dasmën e vëllait, telefoni dhe postimet në “Facebook” tradhtuan Kristian Cenaj në vrasjen e Gjonajt

15:59 - 12/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua sapo mbaroi dasmën e vëllait, telefoni dhe postimet në “Facebook” tradhtuan Kristian Cenaj në vrasjen e Gjonajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno 

Kristjan Cenaj, personi që ekzekutoi në maj 2015 për një orë “Rolex” mikun e tij Mariglen Gjonaj, është arrestuar vetëm pak minuta pasi kishte përfunduar dasmën e vëllait të tij, Klajd Cenaj. Autori i dyshuar kishte mbërritur ditën e premte nga Italia në Shqipëri, posaçërisht për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij, në Kurbin. Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e këtij individi të dyshuar, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Cenaj është identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonaj përmes qeliza telefonike dhe profilit të tij në “Facebook”.

Ditën e krimit në 18 maj 2015, Cenaj rezulton të ketë dhënë deklarime kontradiktore. Ai ka pranuar se ka qenë në shoqërinë e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj, të cilin e kishte lënë vetëm në rrugën e Fushë-Kuqes, pasi i ishte prishur makina e tij personale.

Sipas Cenaj, Gjonaj ka vijuar udhëtimin në këmbë për t’u larguar në banesë. Ndërsa Kristjan Cenaj, ka mbetur në mes të rrugës me makinën e tij të prishur. Por në vijim të dëshmisë së tij, Cenaj ka treguar se ka provuar sërish për ndezjen e makinës dhe mjeti ishte ndezur, duke sjellë largimin e tij në Mamurras. “…gjatë rrugës unë nuk e kam parë Mariglen Gjinaj…”,- ka treguar Cenaj, duke shtuar se atë ditë ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka punuar duke mbledhur barin.

Por nga këqyrja e profilit të “Facebook”, ka rezultuar se Kristjan Cenaj, në 18 maj 2015 ka postuar fotografi në vende të tjera, shumë larg vendit të krimit në Fushë-Kuqe dhe zonës ku ai ka shtëpinë në Mamurras.

Kontradiktat e tij në tregimin jo të sinqertë të kësaj ngjarje, bënë që grupi i hetimit të dalë në përfundimin se Kristjan Cenaj është autor i dyshuar i vrasjes së, shokut të tij Mariglen Gjonaj. Eshtrat e këtij të fundit u zbuluan rastësisht në 3 prill 2022, kur një fshatar i zonës së Fushë-Kuqes, i vuri zjarrin një ferre pranë pronës së tij. Me djegien e ferrës, dolën në dritë dhe mbetjet kockore të një njeriu.

Pas analizimit të ADN-së, rezultoi se eshtrat i përkisnin pikërisht 16-vjeçarit të zhdukur në maj 2015 Mariglen Gjonaj. Nga muaji prill e deri në tetor, prokuroria dhe policia e Laçit kanë zhvilluar disa veprime hetimore, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shokut të viktimës, Krisjan Cenaj.

Ndalimi i tij është bërë vetëm pas ardhjes nga Italia, ku pasi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij, në mesnatë ai ka vendosur të largohet sërish në Itali. Por Cenaj u arrestua në pikën kufitare të Rinasit, duke ju komunikuar akuza e vrasjes së 16-vjeçarit.

Sipas burimeve të prokurorisë, vrasja e Mariglen Gjonaj është bërë për qëllime grabitje, pasi viktima ditën e ngjarjes ishte duke festuar mbrëmjen e maturës dhe me vete kishte një varëse dhe byzylyk floriri si dhe një orë dore “Rolex” në dorë, sende këto që ende nuk janë gjendur.

Etiketa: CenajgjonajVrasja

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket
Aktualitet

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket

17:35 - 08/04/26
Para
Rikthehet Kupa e Shqipërisë, luhet derbi në mesjavë

Kupa e Shqipërisë/ Partizani nuk fal Orikun, s’ka surpriza, në turin tjetër kalojnë skuadrat e mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të...

Lexo më shumë
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

19:55 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com