GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Krimet e luftës së UÇK? Rama: Carla Del Ponte ka dalë në pension e shkruan libra

16:19 - 12/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimet e luftës së UÇK? Rama: Carla Del Ponte ka dalë në pension e shkruan libra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar pretendimet e ish-prokurores Carla del Ponte për krimet e luftës të kryera nga UÇK-ja, si lajmi më i tmerrshëm i rremë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama deklaroi se pretendimet e Pontes se luftëtarët e UÇK-së kanë bërë trafik organesh, janë të bazuara në burime të dyshimte.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ish-prokurorja doli në pension dhe publikoi një libër për të përfituar nga shitjet.

Rama: Minuan vetë veprimet e tyre, parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për Liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre, prezupozuan se kurrë nuk kishin pasur një gjë të tillë. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh. Pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK-së, përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në të gjithë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyettja më misterioze ishte se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të investiguar më tej.

Si vazhduan të mbeteshin këto akuza. Nuk do të angazhohem në spekulime. Ishin kaq interesante sa tërhoqën mendjen e Vladimir Putinit këu në Këshill. Kosaçevi, një parlamentar që përfaqësonte partinë “Rusia e bashkuar”, u përball me sanksione nga SHBA dhe nga BE-ja, pasi ishte i pari që në vitin 2008, dorëzoi këtu një raport për krimet e lufës. Jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës. Mocioni i tij u mor nga ky institucion dhe pretendoi se kreu hetime, në emër të Asamblesë Parlamentare. Raporti përmendte me emër, drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve pas dhe para luftës në 1998 dhe 1999.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas, meqë ra fjala. Delegacioni shqiptar atëherë, këtu i pranishëm, nuk e pengoi edhe pse nuk pati asnjë provë. Jam sot në 2022 këtu. Jo sepse ne zbuluam sot se ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e gjithë kësaj. Pretendimet tërësisht të pavërtetuara nga një ish-prokurore e pushtetshme. Bazohej në burime të dyshimta. Pasi lënë punën, publikojnë libra dhe bëjnë histori të pavërteta për të rritur shitjet.

Etiketa: Carlakrimet e luftesUçk

Lajme të lidhura

KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre
KRYESORE

KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre

21:35 - 06/02/26
Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun
Breaking Views

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

19:50 - 06/02/26
Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit
Breaking Views

Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit

19:34 - 06/02/26
Para
Detajet nga ngjarja në Klos/ 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit, familja…

Detajet nga ngjarja në Klos/ 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit, familja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre
KRYESORE

KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre

21:35 - 06/02/26

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për trysninë ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka ardhur në rritje. Përmes një...

Lexo më shumë
Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26
Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

20:13 - 06/02/26
Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

19:50 - 06/02/26
Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

19:44 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com