GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protestat në Iran për vdekjen e 22-vjeçares? Analisti: Pakënaqësia në rritje nga korrupsioni

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat në Iran për vdekjen e 22-vjeçares? Analisti: Pakënaqësia në rritje nga korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat filluan për shkak të vdekjes së një vajze 22-vjeçare që ishte arrestuar nga policia e moralit. Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inskenuara nga armiku”. Por analisti Ali Vaez, njohës i zhvillimeve politike në Iran, thotë se zemërimi në vend është rritur për shkak të korrupsionit dhe situatës ekonomike.

Autoritetet iraniane përshkallëzuan goditjen e protestuesve, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë që pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare në ambientet e paraburgimit, ndërsa ishte arrestuar nga policia e moralit. Sipas aktivistëve edhe punëtorët e një rafinerie nafte protestuan.

Policia përdori armë zjarri në një lagje në Sanandaj, kryeqytetin e provincës Kurdistan të Iranit, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kritikuan dhunën ndaj demonstruesve të zemëruar nga vdekja e Mahsa Aminit.

“Ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim në vend sa është e vështirë të imagjinohet se protestat në Iran do të mbyten vetëm nga sistemi duke përdorur grushtin e tij tradicional të hekurt, që po përpiqet të shuajë protestat”, thotë Ali Vaez, një analist që mbulon Iranin për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, në Bruksel.

Sipas tij qeveria është përgjegjëse për nisjen e këtyre protestave dhe shkaku i vërtetë thotë ai është korrupsioni i lartë në vend dhe mbyllja e hapësirës politike.

“Unë mendoj se ky moment është rezultat i gabimeve të Republikës Islamike. Në fakt, Republika Islamike dhe udhëheqja e saj janë shkaku i kësaj lëvizjeje thjesht sepse e shtynë shoqërinë në kufijtë e saj. Populli iranian ka vuajtur nga rënia ekonomike si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe sanksioneve gjatë dekadës së fundit, cilësia e jetës së tyre po përkeqësohet dita-ditës. Gjithashtu, në aspektin social dhe kulturor, sistemi ka shtuar presionin mbi shoqërinë. Ata po shkelnin të drejtat e pakicave në mënyra që nuk i kishim parë. Dhe së fundmi, ata po mbyllnin hapësirën politike”, thotë më tej analisti politik.

Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inseknuara nga armiku”. Qeveria e Iranit këmbëngul se 22-vjeçarja Mahsa Amini nuk u keqtrajtua, por familja e saj thotë se në trup kishte të nxira dhe shenja të tjera goditjesh pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së kësaj republike islamike.

Video të tjera tregojnë forcat e sigurisë që rrahin dhe shtyjnë gratë protestuese, ndër to edhe gra që kanë hequr shaminë e detyrueshme të kokës, hixhabin. 22-vjeçarja Amini ishte kurde dhe vdekja e saj është ndjerë veçanërisht në rajonin kurd të Iranit, ku demonstratat filluan më 17 shtator në funeralin e saj. /Voa/

Etiketa: analistiIranprotesta

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Mbani frymën! Enca i vë “flakën” Instagramit, poston foto me…

“Është kujdesur për mua gjithë natën…”, Enca poston foto në krahët e një mashkulli muskuloz!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com