GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i GJKKO dënon për shpifje ish deputetin, shuma e majme që duhet të paguajë

12:00 - 13/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i GJKKO dënon për shpifje ish deputetin, shuma e majme që duhet të paguajë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka dënuar ish deputetin Artur Roshi, nën akuzën për shpifje. Mësohet se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi caktimin e një mase administrative prej 8 milionësh, që duhet të paguajë ndaj shtetasit Ardit Cikuli, pasi ka shpifur në drejtim të këtij të fundit.

Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, “ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve”, ndërsa pritet një reagim nga ana e Roshit.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë13.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 51 akti, datë 13.07.2022, mbi ankimet eparaqitura nga ankuesi/i akuzuari A.R. si dhe nga ankuesi/viktima akuzueseA.C., kundër vendimit nr. 16, datë01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal, lidhur me publikimin në profilin e tij në facebook të datës 17.05.2020, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120/1 i Kodit Penal, në dëm të viktimës akuzuese A.C., në lidhje me e-mail-in e datës 19.05.2020, dërguar në adresën e Drejtorisë Qendrore të {…} Bank, dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.16, datë 01.03.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket deklarimit fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale të “Shpifjes”, parashikuar nga paragrafi 1 i nenit 120 të Kodit Penal.

– Ndryshimin e vendimit si vijon:

– Dënimin e të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifje”, sipas paragrafit 1 i nenit 120 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.

– Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, sipas paragrafit 2 të nenit 119 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.

– Në bashkim të dënimeve, caktohet një dënim i vetëm në masën 800.000 (tetëqind mijë) lekë gjobë, e cila të paguhet me këst 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj në afatin 32 (tridhjetë e dy) muaj.

– Shpenzimet gjyqësore në masën 245.700 (dyqind e dyzetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë i ngarkohen të akuzuarit A.R.

Etiketa: ApelideputetGJKKOroshi

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Detajet nga ngjarja në Klos/ 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit, familja…

Masakra e Klosit/ Besnik Mjeshtri: Vajzën e kërcënonin me foto nudo, vëllezërve u thashë mos hajdeni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com