GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Më tregonte makinat ku duhej të hipja”, dëshmia tronditëse e 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më tregonte makinat ku duhej të hipja”, dëshmia tronditëse e 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen rreth përdhunimit të 12-vjeçares në Colonos në Greqi ku e mitura ka dhënë dëshmitë e saj të para.

Sipas mediave të huaja, 12-vjeçarja ka treguar për veprimtarinë kriminale të Ilias Michos në dy deklarata dhjetëfaqëshe drejtuar oficerëve të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve. Vajza e vogël, duke folur dy herë në polici, ka përshkruar tmerrin që ka jetuar për rreth 150 ditë. Ajo u thirr për të dëshmuar për herë të tretë, për t’u pyetur për takimet në shtëpi publike, megjithatë, vogëlushja ishte në shok dhe nuk mund të fliste më.

Më 17 shtator, 12-vjeçarja dëshmoi se shumë herë 53-vjeçari shkonte me të në takimet që i caktonte me meshkuj të tjerë dhe i tregonte targën e makinës ku ajo duhej të hipte.

“Më tha edhe numrat e targave për të hipur në makina. I merrja paratë që më jepnin dhe ia dorëzoja. Ai i linte në dyqan. Është edhe një person i dytë që vinte me mua në takime. Unë vetëm dua që ai të shkojë në burg. Unë kam qenë në katër takime me burrin e dytë. I njoh personat konkretë në fotot që më tregoni”, ka dëshmuar 12-vjeçarja.

Në dy deponimet e saj, 12-vjeçarja foli për të gjithë dhe për gjithçka. Në fillim tha se Ilias Michos është një person i mirë por më pas ajo shpërtheu në të qara dhe filloi të tregojë detajet tronditëse ku në fund kërkonte vetëm dënimin e tij me burg.

53-vjeçari iu afrua, fitoi besimin e saj dhe e joshi, kjo skenë e tmerrshme ka ndodhur në fillim të majit dhe që atëherë, Michos e përdhunonte dhe më pas e çonte në takime me meshkuj të tjerë kundrejt pagesës. Nxënësja identifikoi mbi 10 persona si klientët e saj ku mes tyre është edhe 42-vjeçari Vassilis Sofianidis, baba i tre fëmijëve të mitur. Me të, tha ajo, kishte dalë katër herë në takime.

Etiketa: Dëshmidetajemakinatakime

Lajme të lidhura

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Para
Shifrat alarmante, 60% e emigrantëve të paligjshëm në Britani vinë nga Shqipëria

Shifrat alarmante, 60% e emigrantëve të paligjshëm në Britani vinë nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com