GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Plazh në dimër? Çuçi porosit shezlongë druri dhe dyshekë gome për Kavalishencën

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Plazh në dimër? Çuçi porosit shezlongë druri dhe dyshekë gome për Kavalishencën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vend t’u japë policëve orët jashtë orarit dhe dietat e papaguara, Bledi Çuçi blen shezlongë. Ministri nuk duron as të vijë vera, por i porosit këto sende në stinën e shirave. Ministria e Brendshme ka lidhur kontratën për të blerë shezlongë për Shtëpinë e Pushimit në Durrës. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF -44081-09-30-2022 dhe objekt “Blerje shezlongë dhe dyshekë (plazhi)”. Kësisoj, Çuçi do të shpenzojë 20 milionë lekë për dyshekë dhe shezlongë që të bëjnë pushime në mes të tetorit.

Shezlongë dhe dyshekë modern

I angazhuar seriozisht për pushimet e policëve, Çuçi kërkon dyshekë dhe shezlongë special, jo nga këto të thjeshtët që përdoren rëndomë në plazhe. Do të jenë 174 shezlongë me dyshekë me specifika mondane. Në përshkrimin e produktit shkruhet se materiali i shezlongëve duhet të jetë dru ahu i stazhionuar, ngjyrë kafe e errët me gjatësi 190 cm dhe gjerësi 60 cm. Këto kërkesa Çuçi i ka edhe për dyshekët. Në dokument thuhet se duhet të jenë material dok i gomuar ngjyrë bezhë. Me këto kërkesa i bie që minimalisht të shpenzohet 110 mijë lekë për një shezlong bashkë më dyshekun. Ky rezultat del nëse do të pjesëtonim Fondin Limit me numrin e shezlongëve të kërkuar.

60 mln lekë për kalçeto

Shtëpia e Pushimit në Durrës duket se është një prioritet për Çuçin. Disa muaj më pari Ministria e Brendshme ka hapur një tender që të ndërtojë një fushë kalçeto të Kavalishenca. Për këtë do të shpenzohen jo pak por gati 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-08725-10-19-2021 dhe me objekt “Ndërtim Kalçeto”. Fondi limit është 6,143,333 lekë të reja pa TVSH. Fituese është shpallur kompania EURONDERTIMI 2000 me vlerë të ofruar 4,798,278 lekë të reja ose rreth 60 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Me sa duket  punonjësit e policisë do të kenë kohë të luajnë futboll e të bëjnë plazh në çdo sezon, për kriminelët nga dimri po iu teproi koha.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBledi ÇuçidyshekeKavalishencakryesore2Ministria e Brendshmeshezlongetender

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Mbledhja në Këshillin e Bashkimit Evropian, Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

Mbledhja në Këshillin e Bashkimit Evropian, Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com