GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

SHBA-ja thirrje Qeverisë Kurti: Zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-ja thirrje Qeverisë Kurti: Zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasada amerikane në Prishtinë sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha se vendimi i vitit 2016 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka të bëjë me sundimin e ligjit, “jo me etninë, politikën apo fenë”.

“Qeveria Kurti u zgjodh mbi një platformë të përqendruar në forcimin e sundimit të ligjit. Respektimi i vendimeve të gjykatës nuk është çështje e zgjedhjes, dhe sigurisht nuk është çështje negociatash, politikash apo arritjes së ndonjë marrëveshjeje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane dërguar REL-it.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Pavarësisht se vendimet e Kushtetueses – si instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë – janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, ligji nuk parasheh “dënim” për mosbindje ndaj vendimeve të kësaj gjykate.

Vendimin për kthimin e pronave të Manastirit të Deçanit po refuzojnë që ta zbatojnë autoritetet lokale në Deçan, pavarësisht thirrjeve të shumta të diplomatëve amerikanë dhe evropianë se ky vendim duhet respektuar.

“Vonesat e vazhdueshme të zbatimit të ligjit vënë në pikëpyetje zotimin e Kosovës për drejtësi të barabartë, llogaridhënie, transparencë dhe respektim të të drejtave pronësore”, tha Ambasada.

Autoritet në Deçan refuzojnë që t’i lejojnë ministrit që të regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Ato vlerësojnë, po ashtu se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, kur ai ka vendosur t’ia dhurojë atë pronë Manastirit të Deçanit.

Mbi këto pretendime shpesh thirren edhe kryeministri Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Që të dy kanë argumentuar se vendim i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën “diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë nga vitet ‘90.

Më 9 tetor, Kurti përsëriti qëndrimin e mëhershëm, por edhe shfaqi shpresën se çështja e Manastirit të Deçanit “mund të zgjidhet me dialog”.

Mirëpo, ai ka deklaruar se klerikët e Manastirit të Deçanit, në krye me abatin e atij manastiri, Sava Janjiq, refuzojnë të takohen me të.

“Paraardhësit e mi janë takuar [me Sava Janjiqin], por me mua nuk duan të takohen. Kam kërkuar takim, por më kanë refuzuar. Besoj që me dialog mund t’i zgjidhim problemet që kemi”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, ka deklaruar se “duhet pasur shumë kujdes me precedentin që krijohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e Manastirit të Deçanit”.

“Mos harroni se Millosheviqi ka dhënë dhe ka marrë tokë në vitet ‘90 pa asnjë kriter, pa asnjë vendim, kjo është krejtësisht mbi baza diskriminuese. Madje, këtë e ka bërë gjatë viteve 1998-‘99, kur ishim në luftë, kur bëri gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, ky është problemi themelor i këtij vendimi”, ka thënë Osmani.

Nga Manastiri i Deçanit i thanë thënë REL-it se “deklaratat joprofesionale dhe politikisht ndezëse të zyrtarëve më të lartë të Kosovës kërcënojnë sigurinë e manastirit”, me pretendimin që opinionit t’ia paraqesin “sikur vetë manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata kanë shpjeguar se në vitin 1997, manastirit iu kthyen në fakt 24 nga gjithsej 700 hektarë tokë, e cila u është marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë së atëhershme.

Nga Manastiri i Deçanit kanë theksuar se “në kohën e Millosheviqit”, nga viti 1991-1999, janë sjellë mijëra aktvendime ligjore për konteste të ndryshme dhe nisur nga kjo, ata thanë se pyesin veten nëse do të anulohen të gjitha ato aktvendime.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se klerikët refuzojnë të bisedojnë me të, nga Manastiri i Deçanit thonë se ai “është i mirëpritur të vizitojë Manastirin e Deçanit nëse me vete sjell ekstraktin e pronës së manastirit nga kadastra, i cili do të tregojë qartë se trualli është regjistruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe, në vitin 2021 Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmes së cilës e informoi për nxjerrjen e Aktvendimit për mospërmbarim lidhur me aktgjykimin e vitit 2016, sa i përket pronës së Manastirit të Deçanit.

Në letër, Kushtetuesja theksoi se ajo “nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e aktgjykimeve të lartcekura nga autoritetet përgjegjëse”, duke shtuar se “i takon Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme, sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Kosovës”.

Marrë nga REL

Etiketa: Albin KurtiREL

Lajme të lidhura

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi
Kosovë & Rajon

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës
Breaking Views

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës

17:13 - 04/06/26
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë
Botë

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

15:11 - 04/06/26
Para
“Nuk vinte në shkollë prej tre ditësh”/ Tragjedia në Klos, mësuesja e vajzës: Kur dëgjuam krismat…

U plagosën në masakrën e Klosit, kush janë Eglantin dhe Renado Hasula (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët!
Breaking Views

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët!

16:44 - 07/06/26

Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë përmes rrjeteve sociale. Në shtatë ditët e para...

Lexo më shumë
Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibom