GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e pedagogëve/ Kreu i Sindikatës: Qeveria përgjegjëse për vitin akademik

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e pedagogëve/ Kreu i Sindikatës: Qeveria përgjegjëse për vitin akademik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli për protestën e pedagogëve, ndërsa deklaroi se sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë protestën ditën e hënë në mungesë të përgjigjes nga qeveria.

Sipas tij protestat do të zhvillohen në çdo fakultet ku stafi akademik do të qëndrojë para universiteteve përkatëse në shenjë proteste. Kovaçi shtoi se nëse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre do të jetë qeveria ajo që do të mbajë përgjegjësi për zhvillimin e vitit akademik.

Ai u bëri thirrje pedagogëve të mos ndikohen nga presioni, ndërsa tha se protesta do të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik.

“Sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë ditën e hënë në mungesë të përgjigjes në trajtën e një proteste më të përgjithshme, jo një bojkot, por do jemi përballë universiteteve. Studentëve të vitit të parë do t’u jepet mundësia të prezantohen duke mos ua prishur festën, por profesorati do të bojkotojë mësimin. Në çdo fakultet do të ketë një protestë nga çdo staf përkatës. Ky është një lloj përshkallëzimi i protestës, pasi qeveria nuk ka ofruar zgjidhje. Rritjen 7% e quajmë të papranueshme, ndërsa 8% i kërkuar të mbulohet nga universitetet është i pamundur për universitetet. Kemi thënë që të ardhurat e studentëve duhet të përdoren për studentët. Një pedagog në vend duhet ta ketë pagën rreth 1200 euro, ndërsa asistentëve rreth 900 euro pas rritjes që ne kërkojmë, ndërsa pa të rrogat janë shumë më të ulëta. Edhe pas kësaj shtese rroga më e madhe do jetë 1200 euro, që nuk arrin as nivelin e Kosovës pas rritjes. Universiteti është i pavarur kur pavarësia financiare sigurohet nga ai vetë. Që të kërkosh llogari duhet edhe të financosh, nuk ka kërkim shkencor pa para. Jemi në situatë emergjente, kryeministri bën vlerësimet e tij politike. Këto kërkesa janë bërë çdo vit që nga 2018. Ka legjislacione për sindikatat. Kemi kërkuar përmes shkresave, bisedimeve dhe kemi kaluar më pas te protestat. Unë iu bëj thirrje pedagogëve të mos hanë asnjë lloj presioni, të drejtat kërkohen si individ apo edhe si grup. Jemi në sistem demokratik dhe mund të kërkojmë të drejtat tona. Këto kërkesa janë të arsyeshme. Pedagogët do t’i bashkohen të gjithë protestës ditën e hënë. Kemi kërkuar që protestat të vijojnë pranë fakulteteve në një formë qëndrimi ndaj institucioneve. Do marrim edhe mirëkuptimin e studentëve për këtë, dhe e kemi që ata mbështesin kërkesat tona. Ata marrin përsipër të kuptojnë se nuk do bëjnë mësim disa ditë, deri sa qeveria të japë përgjigje për këtë peticion. Nëse nuk ka përgjigje qeveria do mbajë përgjegjësi për vitin e ri akademik. Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Ne besojmë se kryeministri që ka qenë vetë një profesor besoj se është më i qartë për kërkesat tona. Gjithë kjo protestë do sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik, do rritet cilësia në arsim dhe kryeministri do ngelet në histori nëse zgjedh t’i ndryshojë faqen universiteteve. Jemi para faktit që rrogat tona nuk janë indeksuar si çdo punonjës në administratë. Jam i bindur që kryeminsitri do ta shikojë me shumë seriozitet dhe nga ndjeshmëria që ka për universitetin publik”, u shpreh Kovaçi.

 

 

Etiketa: pedagogprotesteSandër Kovaçi

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
“Rama po shmang vëmendjen nga skandalet”, si e komenton Meta fjalimin e Ramës në KiE

“Rama po shmang vëmendjen nga skandalet”, si e komenton Meta fjalimin e Ramës në KiE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com