GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“I ka fushat me kanabis”, policia reagon pas akuzave ndaj shefit të komisariatit të Vaut të Dejës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një makinë nën shënjestër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtarë pas akuzave të ngritura ndaj shefit të komisariatit të Vaut të Dejës, se ka lejuar kultivimin e lëndëve narkotike. Policia sqaron, se pas akuzave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau i Dejës, Mark Zhuri për shefin e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka nisur kontrollet në terren. Forcat blu sqarojnë se grupet e përbashkëta të Policisë dhe të AMP-së kanë verifikuar në terren të gjitha informacionet e ardhura nga Zhuri, për vende në të cilat ai pretendonte se ishin kultivuar bimë narkotike, por nga verifikimet e kryera në këto vende në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.

Policia deklaron se është e gatshme për të mirëpritur Zhurin dhe cilindo që disponon informacione në lidhje me implikimin e punonjësve të Policisë në veprimtari kriminale apo për abuzim të tyre me detyrën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një prononcim të dhënë në media nga Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau i Dejës, z. Mark Zhuri, i cili ka akuzuar shefin e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës se ka lejuar kultivimin e kanabisit në këmbim të përfitimit monetar, sqarojmë opinonin publik se: Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë njohur me pretendimet e z. Mark Zhuri, para disa muajsh. Për verifikimin e këtyre pretendimeve janë ngritur grupe pune të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, grupet e përbashkëta të Policisë dhe të AMP-së kanë verifikuar në terren të gjitha informacionet e ardhura nga z. Zhuri, për vende në të cilat ai pretendonte se ishin kultivuar bimë narkotike, por nga verifikimet e kryera në këto vende në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.

Theksojmë se z. Mark Zhuri i ka vijuar akuzat e tij edhe në rrjetet sociale, me postime dhe komente për të shkarkuar nga detyra shefin e Komisaritatit të Policisë Vau i Dejës, me pretendimin se është i korruptuar dhe i lidhur me veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit. Në lidhje me këto akuza, shefi i Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, Komisar Bardhyl Saliu, më datë 9 shtator 2022, ka bërë kallëzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Shkodër, e cila ka regjistruar një procedim penal. Policia e Shtetit është e gatshme për të mirëpritur z. Zhuri dhe cilindo që disponon informacione në lidhje me implikimin e punonjësve të Policisë në veprimtari kriminale apo për abuzim të tyre me detyrën, duke iu garantuar verifikim të menjëhershëm të informacionit, reagim ligjor dhe të paanshëm për çdo rast kur informacionet rezultojnë të vërteta.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri ka paditur ditën e sotme shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin që ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit dhe është paguar nga trafikantët. Katër ditë më parë, ai e denoncoi në Facebook Saliun për parcelat. Sot, Zhuri është paraqitur në Prokurori dhe ka dorëzuar një padi për Saliun, duke pretenduar se ai ka mbrojtur parcelat e drogës në Temal dhe ka marrë para nga trafikantët.

Etiketa: Mark ZhuriPolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës
Aktualitet

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Para
Sherr me grushte në Sarandë, 37-vjeçari përfundon në spital

Sherr me thika në Korçë, punonjësi i lokalit plagos 24- vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26

Protestuesit janë grumbulluar në “Sheshin Skënderbej”, pas përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë gjatë tubimit në Tiranë. Të rinjtë protestues...

Lexo më shumë
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com