Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se nga indikacionet e deri tanishme varianti DELTA i COVID-19 ende nuk ka ardhur në vend.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi në këtë mënyrë mbrohen nga virusi. Ministrja shtoi, se po hartohet një plan që vaksinimet të shtrihen dhe nëpër banesa, në koordinim me mjekun e familjes. Sakaq, ministrja foli dhe për vendimin e Shqipërisë për marrjen e vaksinave të pa certifikuara nga EMA apo FDA, siç janë ato ruse dhe kineze.
Ministrja theksoi në “Real Story” se vendimi u mor nga ekspertët, të cilët dolën në përfundimin se ata janë të efektshme dhe shpëtojnë jetë.
Ogerta Manastirliu: Synimi është të vaksinojmë sa më shumë qytetarë. Në referencë të asaj që përmendët që qytetarët presin shtatorin për vaksinën. Unë i ftoj të bëjnë vaksinën. Nëse ka qytetar që pret shtatorin për t’u vaksinuar, është mirë të vij të vaksinohet dhe të jetë i mbrojtur në shtator.
Ju thoni që s’kemi variantin DELTA, sa i sigurt është kjo?
Ogerta Manastirliu: Ka shkëmbime shumë të mëdha. Shqipëria duke u konsdiuarar si një vend me risk të ulët. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në ato vende që nuk duan analizat e PCR. Ajo që ju them me siguri është që ne nuk kemi indikacione që varianti DELTA po qarkullon në vend, por jemi në alert. Po vlerësojmë simptomat, përpos simptomave klasike të variantit të virusit, ka simptoma që varianti i ri i shfaq. Janë të gjithë të alertuar, nëse ka simptoma që ngjajnë me ato të variantit DELTA dhe ajo plus. Nga sinjalet e deritanishme të laboratorëve, ende nuk është kapur sinjal për variantin DELTA. Mostrat që janë të dyshuara, janë aty, për tu çuar në laboratorët e referencës. Qoftë në Londër dhe në Berlin kemi laboratorë referente, por për momentin rezulton që ky variant s’ka hyrë në Shqipëri.
Ka shumë vende, siç janë SHBA-të, Britania e Madhe, që po ndjekin procesin e vaksinimit për nën 18 vjeç. Shqipëria do ndërmarrë këtë hap?
Ogerta Manastirliu: Është e vërtetë, që ka disa vende që e kanë filluar dhe presin ta vijojnë. Franca, Danimarka, Italia e kanë filluar. Patjetër jemi duke e diskutuar, ekspertët e imunizimit presin edhe të dhëna të tjera në raport me përfitueshmërinë. Aktualisht më të rriskuar janë ato grupmoshat që konsiderohen si risku. Në momentin që do të kemi një hapje të vaksinimit, do të ulen dhe moshat. Duhet thënë këtu dhe po bëj një shtojcë, në tjetër diskutim është dhe doza e tretë. Shumë vende po e vlerësojnë, s’ka një vendim të konsoliduar për këtë. Po diskutohet fillimisht që të vendosen te grupmoshat dhe shtresat e rriskuara. Dua të theksoj që për sa kohë kemi vaksinime të disponueshme dhe mirë është të vaksinohen grupmoshat e rriskuara.
Për shtresat e rriskuara, ato 60 vjeç plus, vijon procesi ndjekës për t’i vaksinuar?
Po, ne kemi ndërtuar një program përmes mjekut të familjes. Po hartojmë plan individual që për ata persona që s’kanë ardhur në qendrat shëndetësore, t’i vaksinojmë në shtëpi, përmes njësive të lëvizshme.
Unë kam qenë pro vaksinës dhe do i qëndroj kësaj. Vaksina ishte arma që i dha fund dhe po vdes virusin. Jemi në një moment, ku ndryshe nga fillimi i vitit, ka një shtim të prodhimit të dozave të vaksinës. Dozat më të mëdha që erdhën në Shqipëri, kanë qenë ato kineze. Unë s’kam paragjykime, them se janë të gjithë njësoj. Por, me këtë stabilitet të situatës, a nuk është më mirë, që të synohet te vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, në vaksinat që janë miratuar nga FDA, EMA, tani që situata është stabilizuar.
Ogerta Manastirliu: Ne kemi ndjekur rekomandimin e ekspertëve. E kemi marrë vendimin për të disifirkuar portofolin e vaksinave, në momentin që komiteti vendosi që këto vaksina janë të efektshme. Rezultoi e duhur, sepse EMA, ka lejuar për përdorim urgjent atë të Sinovac. Po të shohim në rend të një shkalle nga vaksinat që janë dispodilitet më të madh, të parën e zë Sinovac e më pas vijnë të tjera. Sigurisht sepse ato kanë prodhuar më shumë doza. Të gjitha vaksinat janë jetëshpëtuese, rrit riskun për të mos shkuar në spital dhe për të shpëtuar jetën. Vende të BE, janë edhe Bullgaria, Rumania, të cilat kanë përdorur Sinovac. Franca dhe vende të tjera Evropiane s’kanë pasur qëndrime të unifikuara, shtetet anëtare kanë marrë vendime sipas agjencive të tyre. Për sa kohë s’ka pasur vendime të unifikuara të vaksinave. Duhet ta kujtojmë që vendet menduan për veten, të njëjtën gjë bëri dhe Shqipëria, ne duam të shmangim fatalitetet, e për këtë arsye kemi vepruar me shpejtësi. Nga 28 marsi kur kemi nisur vaksinimin masiv, ne kemi arritur të administrojmë rreth 970 mijë vaksinime, duhet të jemi të vendosur për këtë proces që e konsiderojmë më të rëndësishmen për të kontrolluar pandemitë.