GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali i inceneratorëve, PD: Ëngjëll Agaçi, një prej aktorëve që shkaktoi gjysmë miliard euro dëm

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i inceneratorëve, PD: Ëngjëll Agaçi, një prej aktorëve që shkaktoi gjysmë miliard euro dëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pasi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi u paraqit të premten në Prokurorinë e Posaçme, SPAK për të dëshmuar për skandalin e inceneratorëve.

Për PD, Agaçi është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysmë miliard euro.

Përmes një deklarate për mediat, deputeti Belind Këlliçi i ka bërë thirrje në SPAK që të hetojë Agaçin, dhe më pas “t’i vijë radha Edi Ramës dhe Erion Veliajt si përfituesve më të mëdhenj dhe kumbarëve të inceneratorëve”.

Deklarata e deputetit të PD, Belind Këlliçi

Engjëll Agaçi u shfaq dje në dyert e Prokurorisë së Posaçme – SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro.

Ai nuk është në krye të skemës, por është arkitekti i saj.

Partia Demokratike rithekson me bindje se Edi Rama, shefi i tij, është ai që e mban skemën në lëvizje, dhe ai që e mundëson atë.

Por Agaci ka përgjegjësitë e tij, të cilat nuk janë të pakta. Akuzat ndaj tij janë plot 9 dhe po i listojmë më poshtë:

  1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal
    2. “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal
    3. “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal
    4. “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal
    5. “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal
    6. “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal
    7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal
    8. “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal
    9. “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal

Shpresojmë që thirrja e tij në SPAK të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari.

Inceneratorët nuk janë një obsesion politik, por një fakt i cili u shfaq edhe në progress-raportin e Bashkimit Europian. Ata janë qartësisht një vepër e mafias në dëm të taksapaguesve, dhe një tallje e përditshme e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me qytetarët e tyre.

Dje ishe radha e Engjëll Agaçit.

Duhet t’i vijë radhe Edi Ramës dhe Erion Veliajt si përfituesve më të mëdhenj dhe kumbarëve të inceneratorëve.

Etiketa: AgaciPDRama

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Kandidatë për në Kushtetuese! KED merr vendimin për Gent Ibrahimin e Ardian Dvoranin

Kandidatë për në Kushtetuese! KED merr vendimin për Gent Ibrahimin e Ardian Dvoranin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com