GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Unë kisha gjithçka në Barcelonë, kalimi te Reali më sprovoi më shumë”, rrëfehet Luis Figo

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë kisha gjithçka në Barcelonë, kalimi te Reali më sprovoi më shumë”, rrëfehet Luis Figo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luis Figo, një ish-futbollist portugez i Real Madridit dhe Barçës (ndër të tjera), ka bërë prognozën e “El Clasico” në një intervistë për “The Guardian”. Përveç kësaj, në të njëjtën bisedë, kujtoi se si ishte nënshkrimi i tij për ekipin e Barçës.

“Ai që vendos nëse do të shkoj apo jo jam unë. Unë kisha gjithçka në Barcelonë, kalimi te Real Madridi më sprovoi më shumë. Isha shumë i qetë, megjithëse në të njëjtën kohë kisha për detyrë të kujdesesha për ato që kishin punuar me mua. Vendimin e mora vetë, sepse jam përgjegjës për veprimet e mia.

Një vit më vonë ndërpreva punën me agjentin tim për shkak të disa situatave që u ngritën. Unë i thashë: OK, do të marr përgjegjësi për veten time. Që tani e tutje, ti ke jetën tënde, unë kam timen”, – tha ai në mediat britanike për shkuarjen te Real Madridi, çka e bëri të humbiste disa miqësi.

Ndërrimi i qytetit mund të kishte shkuar keq për të, por për fatin e tij gjërat morën për mirë: “Te Barcelona kisha gjithçka, por mendova: Nuk është se do të shkoj në një klub të dorës së dytë. Nëse nuk do të ishte fjala për Real Madridin, ndoshta nuk do të isha larguar. Ishte një sfidë, një vendim i bazuar në ndjenjën e vlerës, për të bindur veten se do të isha një pjesë shumë e rëndësishme. Mund të ishte një m*t, por nuk rezultoi kështu, faleminderit Zotit…”

Një nënshkrim që shpjegohet mrekullisht në dokumentarin e tij në Netflix: “Shkuarja ime në kryeqytet bëri shumë bujë. Ndihesha sikur bëja një konferencë për shtyp çdo ditë. Kjo bëri të vetën. Ne kishim filluar të bënim një turne, një ide e re, aty ishte rivaliteti, presioni, çmimi. Jo të gjithëve iu pëlqen një presion i tillë”.

Pjesa më e madhe e suksesit ishte falë punës së Del Bosque: “Ai është një nga njerëzit dhe trajnerët më të mirë që kam takuar ndonjëherë. Menaxhimi i 25 egove është gjëja më e vështirë në botë. Nuk ka të bëjë me imponimin.

Kishte ego, ka gjithmonë ego, por ka pasur profesionistë të mëdhenj që donin të konkurronin, të fitonin, të cilët respektonin hapësirën e njëri-tjetrit. Nëse të gjithë thonë: Jo, unë jam më i miri në botë, vraponi jut ë tjerët, shkaktohet kaos. Kemi pasur një atmosferë shumë të mirë”.

Etiketa: BarcelonaLuis FigoReal Madridrrefehet

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Juventusi rikthehet te fitorja, Vlahovic mposht Torinon në derbi

Juventusi rikthehet te fitorja, Vlahovic mposht Torinon në derbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com