GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga shpërthimi me tritol te seksi me paund false, ja si ra prokuroria në gjurmët e trafikantëve

09:15 - 16/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga shpërthimi me tritol te seksi me paund false, ja si ra prokuroria në gjurmët e trafikantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno – Një hetim i nisur qysh nga viti 2021, pasi në mesnatën e 8 nëntorit kishte shpërthyer një sasi tritoli në ambjentet e jashtme të një dyqani në rrugën “Thoma Koxhaj” në pronësi të O.I, ka zbuluar disa persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por kryenin një tjetër aktivitet të paligjshëm.

Një mori bisedash të përgjuara me qëllim zbardhjen e këtij rasti, ka çuar grupin e hetimin në identifikimin dhe arrestimin e tre personave nga Poliçani, që kyenin tregtinë e drogës, hashash dhe kokainë.
Ndër të tjera njëri prej tyre Emiljano Hysenbelli, arrinte të falsifikonte paundin britanik, duke e hedhur në treg përmes formave të ndryshme.
Ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar janë Pajtim Gjata dhe Marsel Dashi, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.
Mes shumë bisedave të përgjuara ajo që i ka bërë përshtypje grupit hetimor është një episod bashkëbisedimi mes Emiljano Hysenbelliut dhe një individi tjetër. Biseda që po ju paraqesim është kryer në 22 shkurt 2022, ku dy personat realizojnë komunikimin me këtë përmbajtje.
Hysenbelli: Ça po bën o vllai, ku je si je?
+452: Nuk jam në shtëpi.
Hysenbelli: Për sa të vij unë se kam një porosi për ty?Apo t’ia lej një porosi aty?
+452: E di ça bën? Ma ler në një vend dhe tregoi vëllait tënd se nuk e luan kush.
+452: O vlla, nëse nuk doli kush ke një kamionçinë aty afër te çadra. Fute poshtë gomës së nuk e luan kush.
Policia kriminale e Tiranës e cila po ndiqte këtë hetim ka shkuar në vendin e përshkruar në bisedën e përgjuar nga këta dy persona, duke bërë saktësimin e vendit në terren.
Është konstatuar një qese me hashash dhe mandej hetimi nuk është ndërprerë, por ka vijuar për të mësuar rreth aktivitet të mëtejshëm kriminal.
Në dosjen hetimore thuhet se: “…ka vijuar të ndiqet procedimi penal paralelisht me informacione të marra në rrugë operative, ku është marr informacion se shtetasi Emiljano Hysenbelliu në periudha të ndryshme kohore në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme siguronte numra telefoni, ku bisedat bëheshin në aplikacion “Whats app” dhe kontakte me femra të ndryshme me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion te të njohurit e tij…”.
Gjithashtu është marrë informacion se ky shtetas ka siguruar një sasi kartmonedhash të falsifikuara (Pound Britanik) te cilat do t’i hidhte në treg me qëllim përdorimin e tyre.
Ka vijuar marrja e informacioneve në rrugë operative se më datë 1 shtator 2022 rreth orës 00.45 në banesën e shtetasit Emiljano Hysenbelliu e ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë KMY pallatet “Baox” do shkonte shtetasja S. Kullahu, e cila ishte kontaktuar nga Emiljano, nëpërmjet rrjetit “Chats app” me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të kundrejt pagesës.
Pasi është konsumuar marrëdhënia seksuale midis tyre, Emiljano Hysenbelli, ka bërë pagesen S. Kullahu me kartmonedha të dyshuara fallco paund Britanik.
Ky informacion është marrë nga ana e policisë se S.Kullahu, ka shkuar më datë 2 shtator 2022 përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë, në një “Exchange”, për të bërë këmbimin e këtyre kartmonedhave.
Pas konstatimit nga punonjësja e “Exchange” se këto monedha nuk ishin të rregullta, nga ana e policisë është shkuar në këtë “Exchange”, ku është bërë kqyrja e marrja e pamjeve filmike të këtij subjekti, duke u bërë sekuestrimi në cilesinë e provës materiale të kartmonedhave 160 paund Britanik, 8 tetë copë prerje 20 copë.
Gjatë marrjes së dëshmisë së S.Kullahu, ka treguar se paundët e falsifikuar ja kishte dhënë një shoku i saj, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale.
Ajo në asnjë moment s’ka ditur që kartëmonedhat ishin falso, dhe se për këtë gjë kur ka mësuar të vërtetën është ndjerë e mashtruar.

Etiketa: bandeElton QynoKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
VIDEO/ Biden i jep këshilla dashurie një vajze të re: Asnjë lidhje serioze deri…

VIDEO/ Biden i jep këshilla dashurie një vajze të re: Asnjë lidhje serioze deri...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Prokurori i...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com