GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Janë të mirëseardhur”/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut planifikon të zgjerojë qeverinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Janë të mirëseardhur”/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut planifikon të zgjerojë qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

Ai tha se nevoja për një Qeveri më stabile vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”

Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë – gjë që ka bërë që shumë ligje të mos mund të miratohen.

Nevoja për zgjerimin e Qeverisë vjen edhe për faktin se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen me Bullgarinë.

Kërkesa e Kovaçevskit i drejtohet fillimisht Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë dhe ka 8 deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se për momentin nuk planifikojnë të bëhen pjesë e Qeverisë, edhe pse thonë se kanë marrë sinjale për një gjë të tillë.

“Kemi disa vendime për të marrë dhe ato duhet të miratohen me konsensus të gjerë në shtet, siç janë marrë gjitha vendimet tjera më parë… Janë të mirëseardhur që të bëhen pjesë e Qeverisë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një shteti me prosperitet dhe me vizion, ku të rinjtë do ta dinë se për 10 vjet ose 8 vjet nga tani do jemi vend anëtarë i BE-së”, ka deklaruar Kovaçevski.

Ai tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka vlerësuar punën e ekzekutivit, por jo edhe të opozitës, e cila sipas tij si asnjëherë më parë është kritikuar për pengesat që po i bën vendit në procesin evropian.

“Ky raport, si asnjë më parë, dërgon mesazhe shumë të qarta. Mesazhi i parë është se në vendin tonë [Maqedoninë e Veriut] ka dy koncepte. Njëri koncept është ai në krye të cilit jam unë. Ky është koncepti që unë mbroj dhe u them që qytetarët maqedonas, se me kokën lart, me dinjitet, do të ecin drejt BE-së dhe të ulen në tryezën e madhe në Bruksel”, tha ai.

“Koncepti i dytë në këtë raport është koncepti i bllokadës i udhëhequr nga opozita, koncepti i izolimit. Ky është dallimi mes këtyre dy koncepteve”, tha Kovaçevski, i cili kritikoi partinë opozitare VMRO DPMNE.

Kjo parti hodhi poshtë kritikat dhe tha se “raporti i KE-së tregon se Qeveria me vetëdije të plotë nuk i zbaton reformat”.

“Raporti qartë flet se në vend nuk po zbatohen reforma në fushat kyçe të administratës publike, ndërtimit të konkurrencës në treg, lëvizjes së lirë të mallrave dhe punëtorëve, të drejtave të pronësisë intelektuale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së. REL

Etiketa: Maqedoni e veriutPolitikeRajon

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
A ka diçka mes tyre? Don Xhoni i jep një puthje të zjarrtë Era Istrefit (VIDEO)

A ka diçka mes tyre? Don Xhoni i jep një puthje të zjarrtë Era Istrefit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26

Rama provokon protestuesit duke publikuar vendimet per ndertimet ne Zvernec. Kur plasi protesta, kryeministri mashtronte duke deklaruar se nuk ekziston...

Lexo më shumë
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26
Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

20:31 - 03/10/26
Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

20:26 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com