GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngriti “shtëpinë e barit” në Shkodër, pronari: Isha në depresion, jam i zhytur në borxhe

17:00 - 16/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngriti “shtëpinë e barit” në Shkodër, pronari: Isha në depresion, jam i zhytur në borxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni anti-drogë i kryer në Shkodër që çoi në zbulimin e një “shtëpie bari” e cila, ishte në pronësi të Pjetër Gjonit. Avokati i tij Anton Kosteri tha se kushtet e vështira ekonomike dhe borxhet e shumta e kishin detyruar 31-vjeçarin të kryente këtë aktivitet të paligjshëm.

“E kam bërë nga depresioni, nga kushtet e këqija ekonomike, nga borxhet. Mendoja se do të shpëtoja nga borxhet por u zhyta më thellë”, mësohet të ketë thënë Gjoni.

Më tej, avokati Kosteri thotë se nuk mund të cilësohet “shtëpi bari” duke qenë se nuk kishte llampa, por kishte vetëm lëndë narkotike thuajse të tharë. Ndërsa për 10 gratë punëtore thotë se kishin shkuar për sherebelë dhe nuk e dinin se për çfarë po punonin në Shkodër.

“Nuk kemi të bëjmë me shtëpi bari. Shtëpia e barit është laborator për prodhimin e lëndës narkotike. Që të kemi shtëpi bari, duhet të ketë llampa të posaçme për procesin e fotosintezës, gjë që nuk ekzistonte. Kemi të bëjmë me lëndë narkotike thuajse e tharë që është gjetur në banesë që ishte vetëm e një personi, jo e gjithë familjes. Zonjat nuk kishin asnjë sekondë punë, jo disa ditë. Sapo kishin mbërritur në brendësi të shtëpisë së Pjetër Gjonit, janë arrestuar. Nuk kishin nisur ende aktivitetin që pretendon policia, të pastrimit të lëndës narkotike”, tha avokati Kosteri.

Kosteri tha se edhe nëse 12 gratë e arrestuara do të ishin kapur duke pastruar lëndën narkotike nuk mund të quhen kriminele. Ai shtoi se vetë pronari Pjetër Gjoni është shprehur se ka shpresuar se nëpërmejt lëndës narkotike do dilte nga borxhet por që është zhytur edhe më thellë.

“Nga situata ekonomike, për të siguruar bukën e gojës njerëzit detyrohen nga kushtet për të marrë pjesë dhe për të marr pjesë në veprimtari të tilla. Edhe sikur ato 12 gra të ishin kapur nga Policia duke pastruar lëndën narkotike ç’ka e pretendon Policia a mund të qu7hen 12 gra kriminele. Edhe vetë pronari tha në Gjykatë se e ka bërë nga depresioni dhe nga kushtet e vështira ekonomike. Tha se kam shpresuar të dal nga borxhet nëpërmjet kësaj lënde narkotike dhe përfitimet që do marr dhe se do shpëtoj por jam futur më thellë”, shtoi avokati.

Një ditë më parë, Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë në burg vetëm për 2 anëtarë të familjes, Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Ndërsa dy anëtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Sa i përket 10 garave punonjëse, të cilat shkonin për përpunimin e kanabisit, gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitjeje’. Ata u vunë në pranga 3 ditë më parë pasi policia konstatoi se merreshin me përpunimin e kanabisit në banesën në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni, i cili grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Punëtoret nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që u arrestuan në flagrancë ishin punësuar nga 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: Kryesore1Shkodërshtepi bari

Lajme të lidhura

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Para
Tirana mposht minimalisht Bylisin, s’ka fitues në Laç

Tirana mposht minimalisht Bylisin, s’ka fitues në Laç

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com