GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rriten shqetësimet për përhapjen e luftës së Ukrainës në perëndim

08:29 - 17/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rriten shqetësimet për përhapjen e luftës së Ukrainës në perëndim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën kufitare pranë Bjellorusisë. Sipas regjistrimive filmike të agjencive Reuters dhe AP shihen ushtarë ukrainas që përgatiten në rast të një sulmi nga veriu. Rreziku është realist, është i mendimit komandanti i njësive ushtarake ukrainase, Serhiy Naev. Nuk duhet harruar që Bjellorusia është aleate e Rusisë në agresionin kundër Ukrainës. “Ne llogarisim me një spektër të gjerë të kërcënimeve dhe bëjmë gjithçka që këto kërcënime të mos bëhen realitet.”

Njësi ushtarake me Rusinë

Lukashenko e argumentoi këtë me ashpërsimin e gjendjes në kufirin perëndimor të Bjellorusisë. Krijimi i forcave të armatosura të përbashkëta ka filluar, u shpreh Lukashenko në një takim me ushtarakë të lartë në vend. “Udhëheqja ushtarake e NATO-s dhe disa shtete europiane e mendojnë hapur mundësinë e një agresioni kundër vendit tonë deri në një sulm atomik. Përmes kanaleve jozyrtare ne jemi paralajmëruar, se është planifikuar një sulm në territorin tonë, sipas modelit të sulmit në urën e Krimese.

Vullnetarë bjellorusë, kundërshtarë të Lukashenkos ushtrojnë me armë para se të luftojnë në Ukrainë

Këto zhvillime në Bjellorusi kanë rritur së tepërmi shqetësimin në Poloni nga një zgjerim i luftës drejt perëndimit. Zëvendësministri i jashtëm polak, Marcin Przydacz tha para televizionit polak, TVP se perëndimi duhet të bëjë gjithçka që të pengojë një hyrje të drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës. “Lukashenko ka filluar aksione të ndryshme në kufirin me Ukrainën, për të tërhequr pjesë të forcave të armatosura ukrainase në kufirin me Bjellorusinë që ato të mungojnë në frontin jugor. Shtetet perëndimore duhet t’ia bëjnë shumë të qartë qeverisë në Bjellorusi, se çfarë pasojash do të kishte kjo, nëse Bjellorusia merr pjesë aktive në këtë luftë.”

Tichanovskaja nuk beson në ndërhyrjen direkte të Bjellorusisë

Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të forcave bjelloruse nuk e shikon si mundësi reale drejtuesja e opozitës bjelloruse në ekzil, Svetlana Tichanovskaja. Ushtria e vendit të saj nuk është e gatshme për këtë, tha ajo në një fjalim para Parlamentit Europian këtë javë. “Unë dyshoj, se ushtarët bjellorusë do të merrnin pjesë në këtë luftë. Por Lukashenko po krijon situatën e kërcënimit, ai flet për një kërcënim nga ana e Ukrainës, nga armiqtë e jashtëm dhe se Bjellorusia duhet të mbrohet. Por populli në Bjellorusi e kupton shumë mirë, se nuk ka asnjë rrezik nga Polonia, Lituania apo ndonjë vend tjetër demokratik në Europë. Lukashenko përmbush vetëm dëshirën e bosit të tij, Putinit.”

Svetlana Tichanovskaja

Në fillim të luftës në Ukrainë në shkurt, ushtarët rusë depërtuan nga Bjellorusia në Ukrainë deri në zonat rreth Kievit. Nëse ushtarët rusë do të zhvendoseshin sërish në Bjellorusi, do të ketë rezistencë në vend, tha Tichanovskaja në “Forumin e Sigurisë së Varshavës” në fillim të muajit. “Ka shenja, se sërish trupat ruse do të zhvendosen në Bjellorusi. Partizanët tanë përgatiten për një rast të tillë, edhe pse për akte të tilla sabotazhi dënimi është me vdekje. Por bëhet fjalë edhe për të ardhmen tonë. Pa një Ukrainë të lirë, nuk do të ketë Bjellorusi të lirë.”/DW

Etiketa: LufteUkraine

Lajme të lidhura

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
Shifrat alarmante, lufta në Ukrainë solli varfëri për 4 milionë fëmijë

Shifrat alarmante, lufta në Ukrainë solli varfëri për 4 milionë fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com