GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sëmuret në burgun e Hagës, Hysni Gucati i nënshtrohet operacionit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sëmuret në burgun e Hagës, Hysni Gucati i nënshtrohet operacionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati do t’i nënshtrohet nesër një operacioni.

“Hysni Gucati, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale në Hagë kishte probleme të theksuara shëndetësore edhe para arrestimit ndërsa gjatë qëndrimit në paraburgim i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë KMDLNj ka reaguar publikisht sikur që e ka përfshirë këtë edhe në raportin për monitorim. Gjykata Speciale, shkaku se operacioni ka qenë i kushtueshëm ka qenë hezituese duke pritur rezultatin e gjykimit. Pasi Hysni Gucati u dënua me dënimin që kishte kërkuar Prokurori i Specializuar dhe pasi i ishin refuzuar të gjitha kërkesat për lirim nga paraburgimi në mënyrë që të trajtohet jashtë Burgut të Hagës, para një kohe ishte marrë vendim të operohet, pa e caktuar kohën e saktë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thekson se është i shqetësuar që të drejtat e të paraburgosurve, shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë nuk monitorohen në mënyrë efektive prandaj edhe është shtyrë operacioni.

“Të paraburgosurve në Gjykatën Speciale nuk ka kush t’ua mbrojë të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria kurse institucionet e Kosovës, as nuk kanë ndonjë mundësi e as nuk kanë interesim. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta diskutojnë, si në komisionet parlamentare ashtu edhe si pikë e rendit të ditës të drejtat e të paraburgosurve, shtetas të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut duke kërkuar transparencë më të madhe nga kjo Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Etiketa: BurgGucati

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm, Çekia propozon pezullimin e lëvizjes pa viza për Shqipërinë

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm, Çekia propozon pezullimin e lëvizjes pa viza për Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com