GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjionarët/ Ja si u paraqitën kuqezinjtë këtë fundjavë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Legjionarët/ Ja si u paraqitën kuqezinjtë këtë fundjavë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse kjo fundjavë nuk ka prodhuar gola nga futbollistët e Kombëtares shqiptare të cilët luajnë Europë, sërish vlerësohet pozitivisht për atë çka kuqezinjtë dhanë në fushën e lojës.

Lojtarët shqiptar patën minuta nën këmbët e tyre, me disa që e nisën si titullarë, ndërsa disa të tjerë nga stoli. Ylber Ramadani, mesfushori i ekipit kombëtar ishte i vetmi asist kuqezi i kësaj fundjave. Djaloshi shqiptar aktivizohet në kampionatin skocez, në radhët e ekipit të Abeerden, teksa në sfidën e fundit ishte një nga heronjtë e ekipit të tij, që ndihmoi shokun e skuadrës për të zhbllokuar rezultatin e më pas për të fituar edhe ndeshjen. Uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore e vlerëson Ramadanin me notën 7.5, lojtari shqiptar më i vlerësuar i fundjavës.

Edhe mbrojtësi Ivan Balliu ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë në radhët e Rayo Vallecano-s, pavarësisht barazimit që ekipi i tij mori në shtëpi kundër Getafe-s. Ai u aktivizua që nga minuta e parë, teksa sipas Sofascore, mbrojtësi kuqezi vlerësohet me notën 7.1.

E një paraqitje të mirë në fushë dhuroi edhe gardiani i portës shqiptare, Elhan Kastrati, i cili luan me ekipin e Cittadella-s në Serinë B. Djaloshi shqiptar vlerësohet me një notë të lartë nga Sofascore, 7.2, pavarësisht kartonit të verdhë që mori në këtë ndeshje.

Kristjan Asllani po kthehet tashmë në një element të rëndësishëm tek Interi, teksa pas sfidës kundër Barcelonës në Champions League, ditën e djeshme pati mundësinë të ishte sërish pjesë e zikaltërve, duke e nisur nga stoli. 18 minuta pati në dispozicion djaloshi kuqezi për të ndihmuar Interin të fitonte ndaj Salernitanës.

Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare është rikthimi i Berat Gjimshitit me Atalantën pas dëmtimit që e mbajti larg për disa javë. Edhe pse nuk ishte ende gati për të luajtur, futbollisti shqiptar ishte në stol në ndeshjen që Atalanta zhvilloi kundër Sassuolo-s.

Sa i përket vijës së sulmit, Sokol Cikalleshi e Taulant Seferi luajtën minuta të plota në radhët e ekipeve të tyre, por nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës. Pas dy golave e një asisti në mesjavë, as beratasi Myrto Uzuni nuk gjeti dot golin e radhës në sfidën e djeshme në ndeshjen që Granada luajti ndaj Tenerife-s, ndërsa për Armando Brojën pati pak minuta në dispozicion, që nuk i mjaftuan djaloshit kuqezi për të gjetur shënjestrën e saktë.

Minuta pati këtë fundjavë edhe për Keidi Baren, Endri Çekiçin, Nedim Bajramin, Amir Abrashin e futbollistë të tjerë kuqezi.

Etiketa: ja si jane vleresuarlegjionaretparaqitje pozitive

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Në një lidhje dashurie? Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj të pandarë, ja foto që ngriti dyshimet

Në një lidhje dashurie? Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj të pandarë, ja foto që ngriti dyshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës...

Lexo më shumë
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com