GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Berberi i ARRSH-së “qeth” 25 milionë euro, kujtohet për trafikun në prag të zgjedhjeve

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Berberi i ARRSH-së “qeth” 25 milionë euro, kujtohet për trafikun në prag të zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ARRSH-së Ervis Berberi nxiton të marrë para për tendera, a thua sikur qeveria do të bjerë nesër ose do të ndodhë ndonjë apokalips. Këtë herë, Berberi do të qethë 3 miliardë lekë për ndërtimin dhe mobilimin e një godine. Madje pa pritur që ndërtesa të ngrihet, shpall edhe një tender tjetër gjigant për tekonologjinë që do të vendoset aty. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-44866-10-07-2022 dhe objekt “Ndërtim i Godinës së Qendrës së monitorimit të trafikut”. Vetëm për ndërtimin e kësaj godine, e cila do të monitorojë trafikun nga kamerat, Berberi  afron 205,543,896.21 lekë nga fondet buxhetore. Gara për këtë tender do të mbyllet pas një jave dhe fituesi do të ketë afat 1 vit për të ngritur godinën.

Tenderi i dytë

Paralelisht me tenderin e mësipërm, zhvillohet i ndarë një prokurim tjetër për të njëjtin objekt.! Kjo godinë do të jetë pika qendrore e projektit të ri  “Qendra  Monitorimit e Trafikut”, e cila sipas dokumenteve do të shtojë kontrollin  në 13 segmente. Konkretisht, kjo qendër do të shtrijë shërbimin e saj në akset; Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Durrës – Plazh, Durrës – Kavajë, Kavajë – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Lushnje, Lushnje – Fier, Fier – Vlorë, Vorë – Ahmetaq. Për këtë projekt do të nevojiten punonjës të rinj, që sigurisht do të paguhen nga buxheti i shtetit, të paktën kështu theksohet në dokumentet e tenderit me numër reference REF-45168-10-10-2022  dhe objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”

Ndërsa më tutje citohet se, për vënien në funksion të kësaj Qendre fillimisht do të shpenzohen 2,285,280,226.24 lekë, ose 22 milionë euro më TVSH. Kështu përcakton tenderi gara për të cilin pritet të hapet në 14 nëntor 2022. Punimet për vendosjen e teknonologjisë do të zgjasin 2 vjet dhe synojnë që të përmirësojë sigurinë në trafik dhe reduktimin e aksidenteve. Pra, nga të dhënat e deri më tanishme vërejmë se në total, vetëm gjatë muajit nëntor do të jepen për Qendrën e Monitorimit të Trafikut 25 milionë euro.

Kostot e këtyre dy prokurimeve janë vetëm shpenzimet fillestare, se më pas vazhdimi i punimeve në këtë qendër do kërkojë më tepër fonde. Në dokumentet e tenderit evidentohet se kjo do jetë një qendër thirrjesh 24 orë në 7 ditë të javës dhe një pikë kombëtare aksesi të të dhënave. “Qendra e re e propozuar do të ndërtohet brenda territorit të Drejtorisë Rajonale të ARRSH-së Tiranë. QKMT do të presë qendrën e kontrollit për harduerin e nevojshëm për të zbatuar të gjitha funksionet e nevojshme të sistemit RTMCS, duke përdorur një re private të bazuar në 3 nyje, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe AKSHI”, thuhet në këto dokumente. Ku theksohet më tutje se parashikohet punësimi i 306 personave për shërbimet në këtë qendër.

Për këtë pikë nuk është përcaktuar vlera e parashikuar që do të shpenzohet, por më tutje është përcaktuar se sa para do të hidhen në këtë qendër deri në vitin 2023, për secilin vit përkatës. Konkretisht, për këtë vi do të merren  50,000,000 lekë nga buxheti i shtetit për këtë qendër.  Fondi buxhetor për vitin 2023 është parashikuar 57,000,000 lekë, ndërsa fondi buxhetor për vitin 2024 është parashikuar 83,000,000 lekë.

Pra, Berberi po siguron para, me atë rast bënë edhe propagandë, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vitin 2023. Mirë bën që nxiton, se asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh deri në zgjedhje!/ Esmeralda Hida/

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: 25 milione euroabuzimARRSHErvis Berberikryesore2qender kontrolliTEDNERTrafik

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
 Adriana Matoshi në një lidhje të re? Flet për herë të parë aktorja 

 Adriana Matoshi në një lidhje të re? Flet për herë të parë aktorja 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş