GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Thirrja e Putin për luftë, Gjeorgjia paralajmëron ndryshim të regjimit të vizave për rusët

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja e Putin për luftë, Gjeorgjia paralajmëron ndryshim të regjimit të vizave për rusët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha se shteti i saj mund të ndryshojë regjimin “liberal” të vizave për shtetasit rusë, pas një fluksi të paprecedentë që është nxitur nga vendimi i Kremlinit për të mobilizuar trupa për luftën e tij ndaj Ukrainës.

Duke folur gjatë një konference për media në Kishijev të Moldavisë, pas takimit me homologen e saj moldave, Maia Sandu, Zurabishvili i cilësoi si “sfidë” rusët që kanë shkuar në Gjeorgji gjatë javëve të fundit.

“Nuk do ta quaja kërcënim, por është një sfidë… Po ashtu nuk e përjashtoj mundësinë që ne të rishikojmë regjimin e vizave, që aktualisht është liberal dhe nuk korrespondon me agresionin rus [kundër Ukrainës]. Për këtë çështje duhet të vendosin autoritetet [e Gjeorgjisë] dhe shoqëria jonë”, tha Zurabishvili.

Zurabishvili nuk tha nëse qytetarëve rusë, që zgjedhin të hyjnë në këtë shtet të Kaukazit Jugor, do t’iu vendosen viza. Aktualisht, rusëve nuk iu duhen viza për të hyrë në Gjeorgji dhe mund të qëndrojnë në këtë shtet për 365 ditë. Nëse largohen nga Gjeorgjia dhe shkojnë në një shtet tjetër, me t’u kthyer në Gjeorgji ata sërish mund të qëndrojnë për 365 ditë të tjera.

Zyrtarët e Qeverisë gjeorgjiane kanë thënë disa herë se nuk kanë plane për vendosjen e vizave për shtetasit rusë. Ndërkaq, presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se me Zurabishvilin janë zotuar “për bashkëpunim më të ngushtë midis Moldavisë dhe Gjeorgjisë në të ardhmen, por edhe për të punuar së bashku në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian”.

Zurabishvili shtoi se Moldavia dhe Gjeorgjia “i përkasin Evropës. Bashkëpunimi ynë në këtë rrugë do të na bëjë më të fortë”. /Rel/

Etiketa: GjeorgjiaPutinregjim vizah per ruset

Lajme të lidhura

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Para
Drejtonte makinën nën efektin e drogës, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

“Doroviteshin” nga shoferët/ E pësojnë tre efektivët në Lushnjë, pezullohen nga detyra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur
Uncategorized

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në një spital në Tiranë Sipas të dhënave paraprake, i mituri dyshohet...

Lexo më shumë
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com