GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza e energjitike, Meta: Rama shantazhon investitorët, për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama ka interes”/ Meta plas deklaratën e fortë për Aministinë Fiskale: Do të favorizojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se fajtor për krizën energjitike është vetëm babëzia e kryeministrit Rama për të vjedhur pa pushim.

Duke iu referuar deklaratës së kreut të qeverisë në Përmet ditën e sotme për energjinë, Meta shkruan se kryeministri po kërkon t’i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet me importet e energjisë.

‘Pa investimet e jashtëzakonshme dhe me sakrifica të mëdha të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend situata do të ishte tragjike për ekonominë tonë dhe konsumatorin familjar ndërsa çmimi shumë më i lartë. Edi Rama në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjitik dhe sidomos nga mega aferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro. Prodhuesit ekzistues me përparësi të energjisë elektrike kontribuan në sistemin elektro-energjitik shqiptar me 2,124,476 MËh, përgjatë vitit 2021.  Këtë energji Furnizuesi i Tregut të Lirë e paguan 8.56 lekë/këh. Pra 7 herë më lirë se çfarë është duke blerë KESH. Kosto e investuar për të instaluar 1 MË është përafërsisht 1 milion euro. Aktualisht janë investuar për 1200MË kapacitete të instaluara që shërbejnë për sigurinë e furnizimit me energji. Ndaj në vend që të mbështesë investitorët për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe t’u krijojë lehtësira, Kryeministri i shantazhon dhe kërkon t’i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet e tij skandaloze me importet e energjisë kur ai e ble 7 herë më shtrenjtë se sa ua ble Furnizuesi i Tregut të Lirë prodhuesve vendas. Kriza energjetike që rrezikon vendin ka vetëm një përgjegjës: Edi Ramën dhe babëzinë e tij për të vjedhur papushim!’- tha Meta.

Etiketa: Ilir Metakrize energjitike

Lajme të lidhura

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Aktualitet

Bardhi akuzon Ramën: Qeveria po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

13:13 - 28/07/26
Berisha denoncon: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën
Aktualitet

Berisha denoncon: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

12:55 - 28/07/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Raporti i DASH/ Tabaku: Investimet kërkojnë sundim të ligjit dhe jo qeverisje për një pakicë të privilegjuar

12:30 - 28/07/26
Para
Mbappe dhe Haaland?! Perez befason me përgjigjen

Mbappe dhe Haaland?! Perez befason me përgjigjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)
Aktualitet

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)

14:47 - 28/07/26

Një 33-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta pas një aksidenti në det në Rethimno të ishullit të Kretës. Sipas të...

Lexo më shumë
Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

14:27 - 28/07/26
SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

14:02 - 28/07/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Trump shprehet optimist mbi një marrëveshje me Iranin: Po bëjmë bisedime shumë miqësore

13:48 - 28/07/26
“EURO 2025”, trajneri Bushi: Ndeshja me Zvicrën është si një finale për ne

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

13:35 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com