GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skaneri ndezi llambën e kuqe kur pikasi drogën në çantën e turqve, kunata e prokurores nuk raportoi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia ndodh në Fier/ Gjyq për plagosjen me çifte Ruse të maçokut “Pipo”, dënohet 77- vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno 

Menaxhimi i sigurisë së brendshme në aeroportin e Rinasit, është kthyer në problem serioz, për shkak të shtimit të rasteve të kalimit të drogës, shumave financiare të padeklaruara në kufi dhe sendeve me vlerë si flori dhe argjend. Precedentët e ditëve të fundit që ndodhën njëra pas tjetrit, kanë sjellë hije dyshimi mbi vigjilencën e punonjësve të kompanisë private, që kanë në monitorim sigurinë e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Policia dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, kanë nisur një hetim administrativ, për të mësuar shkaqet, se ku po çedon sistemi i kontrollit fizik, skanerit dhe qenve me erë të strukturave policore. Burime të sigurta thanë se sistemi i kontrollit është i monitoruar me kamera nga të katërta anët. Por çuditërisht sërish rastet e fundit të trafikut të drogës, floririt, argjendit dhe denoncimet për vjedhjen e parave në valixhe, janë shtuar.

Megjithëse herë pas herë stafi që kryen kontrollin është kapur me shkelje dhe ndërruar me njerëz të tjerë, sërish grupet kriminale shqiptare kanë mundur të depërtojnë përmes aeroportit të Rinasit, duke kaluar herë pas here sasi të vogla droge, flori dhe shuma të ndryshme financiare që nuk deklarohen në kufi.

Hetimi i nisur mes vetë strukturave të kompanisë por edhe Agjensisë së Mbikqyrjes policore, ka për qëllim të monitorojë veprimet e punonjësve të policisë që kanë qenë në detyrë, në turnin kur kaluan dy shtetasit turq me 31 kg drogë. Nga verifikimet e kryera deri në këtë fazë, mësohet se shtetasit Turq janë pikasur nga skaneri, i cili ka loguar sinjalin e kuq “Alert”.

Por çuditërisht punonjësja e turnit që verifikon e administron të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar kalimin e shtetasve Turq.

Çantat e shpinës së Turqve ishin të mbushura me hashash dhe lënda narkotike rezulton të jetë pikasur nga skaneri. Por punonjësja në asnjë moment nuk ka sinjalizuar efektivët e policisë për të ushtruar kontrollin fizik të tyre. Nisur nga kjo situatë, kjo punonjëse paraprakisht është vënë në hetim administrativ.

Punonjësja është kunata e një prokurore në Tiranë dhe gjatë marrjes në pyetje është shfajësuar me argumentin se ka qenë një gabim njerëzor dhe jo i qëllimshëm, që nuk ka sinjalizuar policinë pasi ka vërejtur sinjalin e kuq në skaner. Kjo situatë ende nuk është mbyllur pasi hetimi administrativ, ka shumë gjasa të transferohet me një hetim penal në prokurorinë e Tiranës. Rasti i kalimit të Turqve, me drogë në Rinas, në një farë mënyre ka ngritur dyshime dhe mbi punonjësit e policisë që shërbejnë në aeroportin e Rinasit.

Etiketa: Elton Qynoprokuroreskaneri

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi
Breaking Views

Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

07:32 - 07/06/26
Para
Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”: Putin me gjuhë të ashpër për kërcënime bërthamore

Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”: Putin me gjuhë të ashpër për kërcënime bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Lexo më shumë
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom