GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”: Putin me gjuhë të ashpër për kërcënime bërthamore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”: Putin me gjuhë të ashpër për kërcënime bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim terrorist” për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ky vendim po ashtu ka të bëjë me veprimet që Rusia ka marrë që nga nisja e pushtimit në fund të shkurtit, përfshirë aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase, dhe kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

Deputetët e Parlamentit estonez votuan me 88 vota për, asnjë kundër dhe tri abstenime për deklaratën, në të cilën thuhet se shteti “nuk do të njohë kurrë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës përmes agresionit dhe referendumeve të rreme”. “Parlamenti shpall Rusinë regjim terrorist dhe Federatën Ruse shtet që mbështet terrorizimin, veprimet e së cilës duhet të kundërshtohen. Parlamenti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme”, u tha në njoftim.

“Regjimi i Putinit, me kërcënimet për sulm bërthamor, e ka shndërruar Rusinë në kërcënimin më të madh ndaj paqes në Evropë, por edhe në mbarë botën”, u shtua në njoftim. Në deklaratën e miratuar po ashtu u shpallën organizata terroriste separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe grupin e mercenarëve Vagner, që po ashtu operon në Ukrainë. Ligjvënësit në Estoni po ashtu kanë mbështetur idenë që Rusisë t’i largohet statusi i anëtares së përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe po ashtu i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe aleates së saj Bjellorusisë, lidhur me luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Më herët gjatë gushtit, Letonia e cilësoi Rusinë si shtet që mbështet terrorizmin, duke përmendur si arsye pushimin e paprovokuar të Moskës dhe aktivitetet e saj ushtarake në Siri, si dhe disa raste të helmimeve të kritikëve të Kremlinit. Ky i fundit mohon se qëndron pas helmimeve. /Rel/

Etiketa: EstoniaputiniRusia

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Botë

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

09:48 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi
Botë

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Para
Takimi me Alibeajn, Grida Duma: Nuk duhet të kandidojnë njerëz me lista të mbyllura

Takimi me Alibeajn, Grida Duma: Nuk duhet të kandidojnë njerëz me lista të mbyllura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com