GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Është përgjysmuar numri i studentëve”/ Berisha akuza Ramës: Ndaloi doktoraturat në universitete

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është përgjysmuar numri i studentëve”/ Berisha akuza Ramës: Ndaloi doktoraturat në universitete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me arsimin. Gjatë një takimi që zhvilloi me departamentin e Arsimit të lartë në PD, Berisha deklaroi se Rama me një urdhër prej injoranti ndaloi doktoraturat në universitete.

Sipas Berishës, në 8 vite, në Shqipëri është përgjysmuar numri i studentëve ndërsa është larguar 26% e popullsisë. Më tej Berisha tha se sot arsimi në vend është rrënuar nga politika shkatërruese e Edi Ramës.

“Sot arsimi në Shqipëri, përjeton në një mënyrë pothuaj me shpejtësi të pabesueshme një rrënim krejtësisht të diktuar nga politika fund e krye e dëmshme dhe shkatërruese. Nëse marrim sëbashku treguesit në tërësi, do të gjejmë se asnjë luftë civile nuk mund t’i rrënojë me kaq shpejtësi treguesit e një kombi. Luftërat civile janë më shkatërrimtaret për një komb. Këtu në 8 vite është larguar mbi 26% e popullsisë, janë mbyllur me qindra shkolla, këtu është përgjysmuar numri i studentëve. Mijëra intelektualë të diplomuar. Në 8 vite, njëlloj si në diktaturë, ndalojnë kohën ose ngadalësojnë kohën. Gjatë viteve të diktaturës, pothuajse çdo gazetar që vinte në Shqipëri fillonte shkrimin e tij me vendin e kohës së ndaluar”, tha Berisha.

Ndër të tjera kreu i opozitës shprehet se qeveria Rama ka konfiskuar lirinë akademike përmes komisarëve dhe bordeve qeveritare.

“Po të marrësh treguesit tek ne, ne jemi më shumë se të ndaluar. Ne i kemi rrënuar këto tregues me politika qeveritare. Ju jeni dëshmitarë se si kjo qeveri konfiskoi lirinë akademike përmes komisarëve dhe bordeve qeveritare. Se si ky njeri i cili me mburrje thotë se nuk kam asnjë master dhe doktoraturë, ndaloi me një urdhër prej injoranti, prej hakmarrësi doktoraturat ne universitetet publike. Njeriu që një vendim të tillë e merr vetëm ai që nuk ka “abc-në” e kërkimit shkencor. Një njeri i cili e shteroi tërësisht fondin për shkencën. Centralizoi më shumë se sa në diktaturë. Ka qenë kërkimi shkencor më i decentralizuar se sot”, tha Berisha.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Para
Berisha: Do nisim protesta të fuqishme, bizneset e vogla viktima të regjimit

Berisha: Do nisim protesta të fuqishme, bizneset e vogla viktima të regjimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve
Aktualitet

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur "Poligoni", mbi repartin ushtarak në Gërhot, Gjirokastër....

Lexo më shumë
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com