GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Fluturon” Emiriana Sako, blen skenë lëvizëse 50 milionë lekë, i duhet për fushatën elektorale

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fluturon” Emiriana Sako, blen skenë lëvizëse 50 milionë lekë, i duhet për fushatën elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako bën shpenzime luksi në pikun e krizës ekonomike. Pak ditë më parë ajo ka mbyllur tenderin më të panevojshëm që mund të kemi parë në këto kohë. Bëhet fjalë për prokurimin me numrin e referencës REF-42050-09-16-2022 dhe me objekt “Skenë Lëvizëse 100 m2”. Për këtë skenë që është me përmasa më të mëdha se hyrjet në të cilat jetojnë disa familje apo studentët, Sako do të paguajë 50 milionë lekë.  Dhe këto shpenzime i bën kryetarja e një qyteti i cili kashumë mundësi, por të gjitha janë të përqendruar vetëm në disa duar, kur pjesa tjetër vazhdojnë të luftojnë për bukën e gojës, apo flenë nëpër çadra edhe 3 vjet pas tërmetit.

Por kryetarja e ka mendjen tek koncertet ose mitingjete fushatës elektorale. Duke shfletuar dokumentet e këtij tenderi vihet re se Sako do të blejë pajisje të ndryshme muzikore që nevojiten për koncerte sepse skena po blihet për orkestra, grupe, skena teatrore si dhe për fjalimet elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Tender pa garë

Ky tender, aq sa absurd, është edhe i dyshimtë. Kjo për faktin se kemi të bëjmë me mungesë konkurrence. Në garë ka paraqitur ofertë vetëm subjekti i quajtur “Lumturi Haxhijosifi”, prandaj ligjërisht prokurimi duhej pezulluar.  Por, Sako e ka lënë Lumturin që të konkurrojë me veten e saj dhe menjëherë e ka shpallur fituese edhe pse ka ofruar 4,100,000 lekë pa llogaritur TVSH-në. Kjo vlerë është gati sa 100% e fondit limit, përkatësisht sa 98.4%, çka përbën një tjetër shkelje të rregullit, i cili kërkon që ofertat të jenë poshtë 70%-shit të fondit limit.

Vetë pak muaj më parë “Lumturi Haxhijosifi” ka marrë një tjetër tender pa garë, i cili ishte hapur për një tjetër shpenzim luksi nga Sako. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje mikrofon ëireless”, për të cilin  krybashkiakja e Durrësit ka shpenzuar 6 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender Sako nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë i duhen këto mikrofona, por me siguri për sallat gjigande ku Sako mbledhë militantët dhe bën propagandë për rindërtimin pas tërmetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDurrësEmiriana Sakokoncerte. orkesterkryesore2skene levizesetender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Ministria e Jashtme tregon nëse do të rivendosen vizat për shqiptarët

Ministria e Jashtme tregon nëse do të rivendosen vizat për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com