GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga goli i parë me Chelsea, trajneri Potter dhe tifozët shqiptarë, rrëfehet Armando Broja

11:56 - 19/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga goli i parë me Chelsea, trajneri Potter dhe tifozët shqiptarë, rrëfehet Armando Broja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Broja është padiskutim një nga lojtarët më të dashur të tifozëve shqiptarë. Paraqitjet e tij me Southampton në sezonin e shkuar ka bërë që të gjithë shqiptarët të “dashuroheshin” pas lojës së tij.

Këtë sezon sulmuesi shqiptar mban të veshur fanellën e Chelsea, teksa vetëm pak ditë me parë bëri të mundur edhe rinovimin e kontratës, ku do të mbajë veshur fanellën e bluve të Londrës për 6 vite.

Si një lojtar i dalë nga akademia e Chelsea, sigurisht që goli i parë më këtë fanellë i ka dhënë një emocion të papërshkruar.

21-vjeçari në një intervistë për “Supersport” ka folur gjithashtu edhe për trajnerin e ri, Graham Potter, me këtë të fundit që po i beson çdo ndeshje e më shumë minutash shqiptarit, teksa nuk kishte si të “harronte” tifozët shqiptarë nga të cilët ndjen shumë mbështetje dhe për ta ka një falënderim.

Si u ndiet pasi shënuat golin e parë me fanellën e Chelsea-t? Ishte një ndjesi e mrekullueshme kur shënova golin tim të parë me Chelsea-n në Premier League, me ekipin tim të fëmijërisë. Ishte si një ëndërr e bërë realitet. E kam të vështirë ta përshkruaj, por ishte një moment fantastik për mua dhe për familjen time dhe ndihem i lumtur që pata mundësinë ta arrij këtë. Shpresoj se do të realizoj gola të tjerë në të ardhmen.

Tani keni një trajner të ri tek Chelsea. Çfarë ka ndryshuar që pas ardhjes së Graham Potter? Që kur Potter u afrua, ai ka komunikuar shumë mirë me të gjithë lojtarët. Ka arritur t’i njohë të njohë të gjithë dhe ka adresuar problemet e ekipit. Ai ka qenë i mahnitshëm që në momentin e parë këtu, në ekip. Ai i ka ndihmuar të gjithë lojtarët dhe me të mund të flasim lirshëm kur gjërat nuk ecin siç duhet. Ai është me të vërtetë bashkëpunues dhe jemi me fat që kemi mundësinë të mësojmë nga ai dhe stafi i tij.

A mendoni se trajneri i ri ka më shumë besim tek ju dhe do t’ju japë më shumë minuta në krahasim me Thomas Tuchelin? Nuk jam shumë i sigurt, por që kur ka ardhur ai më ka folur shumë, jo vetëm mua, por edhe me lojtarët e tjerë. Ai është munduar t’i njohë të gjithë me hollësi, prejardhjet dhe formimin që kanë. Për më tepër, unë kam marrë më shumë minuta. Formacioni është zgjedhje e tij, ai zgjedh skuadrën dhe ai e bën këtë gjë në bazë të asaj që është më e duhura sipas tij. Sipas këndvështrimit tim, unë duhet vetëm të punoj fort dhe të stërvitem, në mënyrë që kur të jem në fushë të provoj të gjej rrugën e rrjetës, të asistoj për shokët e skuadrës dhe të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur, diçka që është shumë e rëndësishme.

Sezonin e fundit shënuat 6 gola me Southamptonin, me Vitessen shënuat rreth 11. Cili është objektivi për këtë sezon? Sa gola mendon se mund të shënosh? Nuk mund të përcaktoj një numër të saktë, zakonisht objektivat i mbaj për vete. Personalisht, do të mundohem t’i arrij objektivat gjatë sezonit. Nuk më pëlqen të vendos një numër. Thjesht dua që të luaj, ta shijoj, të luaj për shokët, skuadrën dhe tifozët. Nuk vendos numra për arritjet e mia, mundohem t’i mbaj për vete.

Si mendon se është të luash rreth “superyjeve” të Chelsea-t si Aubameyang dhe Sterling, që, së fundmi, kanë formuar edhe një partneritet në repartin e sulmit? Është e mrekullueshme. Ata të dy kanë bërë gjëra të shkëlqyera në karrierat e tyre. Kështu që të mësoj nga ata në stërvitje dhe jashtë fushës është shumë e rëndësishme për mua si lojtar i ri. Kam mundësinë të shoh si stërviten dhe çdo gjë që bëjnë. Mundohem të marr mësime nga ata, të marrë ndonjë ide dhe ta implementoj tek vetja. Pa dyshim që përpiqem të mësoj nga dy lojtarë të mëdhenj si Aubameyang dhe Sterling.

Pyetja e fundit. A keni ndonjë mesazh për tifozët shqiptarë, pasi ata të ndjekin çdo javë duke luajtur me Chelsea-n? Natyrisht, tifozët shqiptarë kanë një vend të madh në zemrën time. Ata më kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugëtimit tim, kështu që i falënderoj shumë për mbështetjen e vazhdueshme, e vlerësoj shumë, faleminderit djema!

Etiketa: armando brojaChelsearrefehettifozet shqiptare

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Makina kthehet përmbys në Vlorë, ja gjendja e shoferes

Makina kthehet përmbys në Vlorë, ja gjendja e shoferes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com