GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bordi “harron” të mblidhet kur ulen çmimet e naftës në bursa!

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA dhe Britania ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus; Nafta kalon 130 usd/fuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nafta në bursat ndërkombëtare është në tendencë rënëse që prej disa ditësh. Treguesi Brent, referenca e naftës bruto europiane ka zbritur në 90 dollarë për fuçi, nga gati 100 dollarë që ishte pak ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti, përpara se të fillonte rritja e fortë si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Treguesi tjetër Platts, që është referenca ku blejnë importuesit shqiptarë ka zbritur në 1088 dollarë për fuçi.

Pavarësisht se në bursa çmimet janë në rënie që prej një jave, Bordi i Transparencës, i cili që prej fillimit të muajit mars cakton çmimet tavan të shumicës dhe pakicës, nuk është mbledhur.

Vendimi i fundit i Bordit është i datës 12 tetor, kur nafta në bursa ishte 96 dollarë për fuçi për treguesin Brent dhe 1109 USD/ton për treguesin Platts.

Aktualisht, që prej datës 12 tetor, nafta tregtohet në tregun vendas me 240 lekë për litër, në shifra të ngjashme kur nafta në bursa ishte rreth 1,200 dollarëve për ton. Sipas shpjegimeve të Bordit ky nivel lidhet me ecurinë e naftës në Bursat ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit të dollarit.

Bordi i Transparencës filloi të ndërhyjë në çmimet e tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit në datën 12 mars, pasi çmimet në tregun vendas kërcyen deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, nga 192 lekë në fund të shkurtit, pas problemeve me furnizimin me naftë që u shkaktua nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në atë kohë në bursa, nafta kërceu nga 90 dollarë për fuçi në gati 140 dollarë për fuçi, nivele që nuk janë arritur më deri më sot.

Në Shqipëri, nafta ka kushtuar më shtrenjtë në 19 qershor, në 265 lekë për litër, vetëm për një ditë dhe më pas është luhatur midis 230-240 lekë për litër mesatarisht.

Niveli më i ulët është shënuar për pak ditë nga mesi i shtatorit në 216 lekë për litër.

Aktualisht, ndonëse në bursa nafta ka zbritur në nivelet e para luftës, duke u tregtuar me rreth 90 dollarë për fuçi, në tregun vendas ajo mbetet 25% më e lartë se në shkurt.

Operatorët e tregut pohojnë se kjo tendencë lidhet me ecurinë e treguesit Platts, që nuk ka ndjekur të njëjtat ritme me treguesin Brent (Platts tregtohet sot me 1088 USD/ton, nga 960 në fillim të marsit), shtrenjtimin e dollarit (119 për një dollar aktualisht, nga 112 në fillim të marsit), shtimin e shpenzimeve të transportit dhe sigurimit për shkak të ndryshimit të gjeografisë së furnitorëve.

Sipas tyre, një tjetër faktor lidhet me ndërhyrjet e Bordit, që nuk u mundësojnë tregtuesve që të jenë fleksibël kur ka luhatje çmimesh në treg dhe ta marrin vetë përsipër rrezikut.

“Në mënyrën se si po vepron e ndërhyn, Bordi po i bën dëmin më të madh të mundshëm sipërmarrjes, por dhe konsumatorëve duke treguar që nuk arrijnë të kuptojnë se si funksionon ky treg dhe as të bëjë transparencë. Nëse konstatohet që ka abuzime, Bordi le të ndërhyjë por duhet ta lërë sipërmarrjen t’i përshtatet në mënyrë të lirë situatës në tregjet ndërkombëtare, nga ku varet.

Në vend që me paketën e re fiskale të kalohet me akcizë fikse siç ka qenë, të mos rijepet me koncesion markimi, që mbaron shkurtin që vjen, që do të mundësonte të uleshin kostot e për rrjedhojë çmimet, Bordi vijon t’i fiksojë çmimet pa asnjë logjikë tregu”, pohon Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

Shoqata thotë se sot të gjithë operatorët po blejnë në treg për nevoja ditore, çka kufizon si konkurrencën, ashtu dhe mundësinë për të manovruar me rezervat dhe çmimet. Shoqata thotë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin pa dyshim të paktën 5% më të lira.

Shumë operatorë pohojnë se janë shtuar falimentimet e pikave të vogla, ndërsa është rritur dhe evazioni si dhe është përkeqësuar cilësia e karburantit të tregtuar, që është e dukshme nga tymi i zi që nxjerrin shumë automjete nëpër rrugë.

Ndërkohë, akciza e hidrokarbureve, e cila prej vitesh ishte fiksuar në 37 lekë për litër, nga janari i vitit 2022 indeksohet me inflacionin. “Akciza e llogaritur në njësinë matëse…. indeksohet çdo dy vjet bazuar në normën e shpallur të inflacionit për dy vitet paraardhëse”, sipas specifikimeve të ligjit. Rishikimi i saj, teksa inflacioni ka arritur në nivele rekord prej 8% mund të sjellë një tjetër rritje të çmimit./MONITOR

Etiketa: bordinafta

Lajme të lidhura

Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe
Breaking Views

Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe

16:44 - 10/07/26
Para
Tjetërsuan pronat/ Lëshohen 8 urdhëra arresti në Vlorë, mes tyre ish-kreu i Qarkut

Tjetërsuan pronat/ Lëshohen 8 urdhëra arresti në Vlorë, mes tyre ish-kreu i Qarkut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir
Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir

10:39 - 11/07/26

Një parcelë me 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa është zbuluar në Kukës, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim...

Lexo më shumë
Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

10:24 - 11/07/26
Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!

Koncerti i Kanye West, si po e mbush qeveria stadiumin me administratë dhe nxënës shkollash

10:01 - 11/07/26
Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji

Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji

09:36 - 11/07/26
Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

09:13 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com