GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjici me tone të ashpra: Tifozët që prishin stadiumin nuk do lejohen. Rikthimi te fitoret? Ky ekip premton shumë!

11:46 - 20/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjici me tone të ashpra: Tifozët që prishin stadiumin nuk do lejohen. Rikthimi te fitoret? Ky ekip premton shumë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Nderit, Safet Gjici foli sot para mediave në një konferencë shtypi. Gjici u ndal te incidenti i ndodhur në ndeshjen Kukësi-Partizani, teksa foli edhe për ecurinë e ekipit të parë por edhe për projektin e shtimit të fushave të futbollit në qytetin e Kukësit dhe në fshatra.

“Dënimi për tifozët? Ajo çfarë unë sot do iu thoja tifozëve, është se kjo vepër madhështore e bërë në Kukës, një stadium madhështor është bërë pikërisht për standarde në sport. E patë se me presidentin e FSHF inaguruam fushën stërvitore. Lojtarët janë për të bërë gola. Nëse një lojtar shënon dhe goditet duke dëmtuar investimin dhe imazhin nuk është normale. Në fakt ka tifoza Kukësi por janë një pjesë që nuk duhen pranuar në stadium. Me sa di unë policia ka bërë veprimet e veta për personin përgjegjës në kundërshtim me ligjin. Stadiumi monitorohet nga kamera.

Pamjet filmike janë dërguar në polici dhe ai person është para drejtësisë. Këto persona jo vetëm që do të dënohen por nuk do të lejohen më në stadium. Ato që prishin stadiume të reja, nuk i duhen ekipit të Kukësit. Kërkoj nga Security dhe Policia Bashkiake që të merren masa ekstreme. Të respektohet rregullorja 100%.

Ju lutem tifozëve që e duan Kukësin dhe që janë shumë por që vijnë 10-15 pseudotifoza të mos i lejojmë në stadium. Të shkaktosh dëm ekonomik sepse kemi paguar miliona nga këta persona. Të dënosh tifozat pa asnjë faj dhe klubin, do të kërkojmë llogari. Ka dalë edhe ligji që policia bashkiake ka detyrim ligjor për të siguruar ndeshjen. Ne do ti evidentojmë të gjithë personat problematikë.

5 fitore radhazi mes Kupës e kampionatit? Natyrisht që rezultatet tregojnë se Kukësi ka ekip. Është puna e mirë e trajnerit me rezultate dhe e shoh në ngjitje por kanë akoma për të dhënë. Kampionati është i gjatë dhe nuk e percaktojnë 3 ndeshje. Ishte fillimi më i keq por besoj se e ka marrë veten. Duhet të jemi me këmbë në toke sepse të gjitha ekipet janë aty-aty. Edhe me Erzenin kishim probleme që natyrisht trajneri i sheh dhe stafi teknik i shohin. Kështu është futbolli. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të marrim ndeshjet një nga një e të shkojmë te objektivi që kemi dhe kërkojmë mbështetjen e tifozëve pasi u kthyem në Kukës që të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ky stadium është pronë e të gjithëve. Nuk duhet të lejojmë që të vijnë palo tifozë për të shkatërruar ndeshjen. Unë nuk do të lejoj më që këta tifozë të bëjnë të tilla gjestesh. Nuk duhet të bëjnë gjëra të shëmtuara.

Kompleksi i ri sportiv “Ilirjan Thaçi” dhe akademi në Kukës? Ju e patë që sa u hap fusha erdhën shumë njerëz. U pa se çfarë zhvillimi ka. Disa thonin pse stadium. Ja që stadium sjellë anë ekonomike sepse nuk është vetëm për ndeshje. Shumë fëmijë kanë ardhur aty. Kukësi U21 kishte tifozë sa një ndeshje e ekipit të parë. Për fëmijët e Kuksianëve, do të shkojmë drejt ndërtimit të një akademie. FSHF dhe Qeveria kanë kërkuar tokë në Kukës për të ndërtuar edhe fusha të tjera stërvitore. Në Shishtavec do të bëhet një fushe, një në Shtiqën, një në Bicaj dhe 3 në qytet. Besoj se do të kemi një akademi sepse duam prodhim nga qyteti jonë. Ekipi është i Kukësit por normalisht do të ketë edhe lojtarë nga jashtë dhe nga qytete të tjera. Fanella e Kukësit tani ka shumë peshë. Do ti vijë koha edhe akademisë por duhet që brenda vitit 2023 të përfundojmë të gjitha këto fusha. Përveç fushës qe kemi, do të kemi edhe 5-6 fusha të tjera”, tha Presidenti i Nderit, Safet Gjici.

Etiketa: Kukes ArenaKukesiSafet Gjici

Lajme të lidhura

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Para
“Kemi dy problematika”, Mediu: OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë

“Kemi dy problematika”, Mediu: OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26

Analisti Fatos Lubonja, duke folur mbi situatën politike në vend u shpreh se opozita nuk mund të jetë faktor kundër...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com