GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Më përplasi pas murit”/ Prej vitesh bashkë, Salsano bën rrëfimin e rrallë për bashkëshorten

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më përplasi pas murit”/ Prej vitesh bashkë, Salsano bën rrëfimin e rrallë për bashkëshorten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatori Salsano Rapi prej vitesh është i martuar me aktoren Erjona Kakeli. Të dashuruar prej vitesh, dhe tashmë prindër të dy fëmijëve, ata kanë preferuar që ta zhvendosin vëmendjen te karriera e tyre dhe rastet kur dalin bashkë në publik ose flasin për marrëdhënien e tyre, janë të rralla.

Por së fundmi Salsano Rapi ishte i ftuar në “Breaking”, ku foli për jetën e tij private që e mban hermetike.

Për herë të parë, ai tregoi për puthjen e parë me bashkëshorten Erjona Kakeli. Aktori tha se ka qenë ajo që e ka puthur e para.

“Më përplasi pas murit, ma rrëmbeu e para”, tha Salsano.

I pyetur nëse ka ndonjë falendërim për bashkëshorten e tij, Salsano tha: “E falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar. Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time.”

Ndër të tjera ai zbuloi edhe dy gënjeshtra që i ka thënë gruas së tij: “Kurthi që i kam bërë disa kohë më parë në emisionin “Ndryshe”, dhe më 1 prill i thashë që kam bërë aksident.”

Kujtojmë se kohë më parë, Erjona foli si rrallë herë për marrëdhënien me Salsanon. Ajo zbuloi se aktori i ka realizuar një propozim romantik për martesë në Dhërmi.

“Ma ka bërë propozim tamam kur ka qenë Margi e vogël në vendin tonë të preferuar, në Dhërmi. Më thotë hajde ikim, i thashë po vajzën si do e lëmë se ishte 6 muajshe. ‘E mban mami’, ma kthen. Si përfundim, shkuam hëngrëm atje, në një moment zbresim poshtë kisha edhe gocën me karrocë dhe shohim vendin që ishte realizuar për një propozim. I them: ‘Po gjynah si i kanë lënë këtu këto mbeturina’. Ndërkohë, Salsano më thotë: ‘Mos më prish surprizën’. Unë s’po kuptoja asgjë. Ai ulet dhe më propozon”, tha Erjona.

Dasma e tyre u bë në bregdet, duke u kurorëzuar pas disa vitesh bashkëjetesë e si prindër.

Etiketa: breakingerjona kakelisalsano rapi

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Para
Jo vetëm Xhaka, Arteta grumbullon 17-vjeçarin shqiptar me ekipin e parë të Arsenalit

Jo vetëm Xhaka, Arteta grumbullon 17-vjeçarin shqiptar me ekipin e parë të Arsenalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste...

Lexo më shumë
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com