GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Yllbardh Bodinakun: E ardhmja u përket gjithmonë guximtarëve

12:28 - 02/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Yllbardh Bodinakun: E ardhmja u përket gjithmonë guximtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rastin e 31-vjetorit të eksodit masiv të mijëra shqiptarëve, të cilët në korrik të vitit 1990 u strehuan në selitë e ambasadave të huaja në Tiranë, Presidenti i Republikës, Meta vlerësoi z  Yllbardh Bodinaku me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekoratën e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të heroizmit dhe aktit të pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar të treguar në ngjarjet e 2 korrikut 1990, me rrëzimin e ‘murit shqiptar të Berlinit’ dhe për mesazhin frymëzues të lirisë, që u dha qytetarëve shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total, për të kapërcyer çdo pengesë, që na ndan nga Evropa e Bashkuar.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë,  Peter Zingraf, familjarë si dhe disa nga shqiptarët guximtarë që u larguan nga vendi gjatë ngjarjeve të ambasadave në korrik 1990, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Kam një kënaqësi dhe një nder të veçantë që sot, pikërisht në një ditë të shënuar në historinë tonë të re, në atë të 2 Korrikut, t’i akordoj ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’, Heroit të veçantë të ngjarjeve të asaj dite, Yllbardh Bodinaku.

31 vite më parë, Bodinaku me ‘Skodën’ e tij, hyri në historinë e Shqipërisë për aktin e pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar, duke i dhënë një goditje të fortë diktaturës, me shembjen e ‘murit shqiptar të Berlinit”, për të hapur një dritare shprese dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total.

I bindur se bashkë me familjen e tij, por edhe me “foshnjën” e Demokracisë në krah, djalin e tij 3-muajsh atëherë, Rikelin, mund të shkonin drejt vdekjes, zoti Bodinaku, me heroizmin e tij kontribuoi për nxitjen dhe përshpejtimin e lëvizjeve demokratike në vend, së bashku edhe me dhjetëra dhe qindra shqiptarë, që ato ditë ndoqën këtë shembull.

Pikërisht për të nisur një kapitull të ri për Shqipërinë atë të rrugëtimit të pakthyeshëm drejt së ardhmes europiane dhe të braktisjes së izolimit.

Bodinaku, edhe pse mbart mbi supe burgosjen e Spaçit dhe persekutimin nga regjimi i kaluar, me modesti nuk e quajti asnjëherë veten hero edhe pas atij guximi të madh qytetar, që tregoi më 2 korrik të vitit 1990.

Por ai padyshim së bashku edhe me shokët e tij, me Kastriotin e me të tjerë që janë këtu, por dhe me ata që mungojnë për arsye të rrethanave, kanë qenë dhe do të jenë heronj të demokracisë shqiptare.

Kështu e quajti edhe ministri i Jashtëm i atëhershëm i Gjermanisë, Hans-Dietrich Genscher, pasi akti i tij nuk simbolizonte dëshirën e një njeriu të vetëm për liri, por padurimin e një populli të tërë, që kërkonte me çdo çmim të çlirohej nga diktatura e ashpër gjysmë shekullore.

Mbi 5000 shqiptarë guxuan dhe u larguan gjatë atyre ditëve, që njihen si ‘Ngjarjet e Ambasadave’, ndërkohë që me qindra mijëra të tjerë u larguan më pas përmes eksodeve.

“Ëndrra e një Shqipërie si e gjithë Evropa vazhdon ende e pa plotësuar edhe pas tre dekadash. Ndaj sot është edhe një ditë angazhimi, që të punojmë më fort me vendosmëri dhe me përgjegjshmëri maksimale për të shlyer këtë detyrim, që i kemi brezit të atyre viteve, por edhe brezave të rinj.

Njëkohësisht për të përmbushur detyrimin që kemi ndaj rinisë tonë sot, për të pasur një Shqipëri plotësisht europiane, ku të gjithë të rinjtë mund ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre, të lirë dhe me standarde europiane.

Liria ndërtohet mbi guximin. Ndaj ne i jemi gjithmonë mirënjohës zotit Bodinakut, por edhe të gjithë atyre shqiptarëve, të cilët treguan një guxim të jashtëzakonshëm në 2 korrik 1990 dhe në ato ditë për të dhënë një shenjë guximi dhe një mesazh të madh frymëzimi, për të rrëzuar çdo mur dhe për të kapërcyer çdo pengesë, që na ndan nga Europa e Bashkuar, në çdo kohë.

Një falënderim të veçantë e kemi për ambasadën gjermane, që i hapi dyert e saj, por edhe për të gjithë ambasadat e tjera, të cilat gjithashtu në atë mënyrë, hapën dhe rrugën e Evropës për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për përkushtimin, për përkujdesjen dhe solidaritetin e tyre.

Edhe njëherë i uroj shumë mbarësi zotit Ylli dhe e falënderoj që pas disa viteve pune në Gjermani, u kthye dhe qëndron në Shqipëri, bashkë dhe me Rikelin që atëherë ishte 3-muajsh, tani është 31-vjeç.

Qëllimi i tij është që Rikeli të vazhdojë të punojë në Shqipëri së bashku me të gjithë gjeneratën e tij dhe ky duhet të jetë qëllim i përbashkët dhe angazhimi i të gjithëve sot në këtë 2 Korrik!

Mirënjohje heronjve dhe guximtarëve të 2 Korrikut. E ardhmja u përket guximtarëve gjithmonë!”- u shpreh Meta.

Etiketa: DekoratePresidenti

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Para
Ndryshime në Ministrinë e Brendshme, shkarkohet drejtoresha e Prokurimeve

Ndryshime në Ministrinë e Brendshme, shkarkohet drejtoresha e Prokurimeve

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com