GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Opozita kundër projektligjit për çmime tavan në produktet themelore

15:24 - 20/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita kundër projektligjit për çmime tavan në produktet themelore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tri partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë të enjten se nuk do ta mbështesin Projektligjin e hartuar nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.

Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), versioni që u është paraqitur në seancën e Kuvendit është i papranueshëm.

Në mungesë kuorumi, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

Në momentin e votimit, në sallë kanë qenë 79 deputetë, mirëpo vetëm 58 prej tyre kanë marrë pjesë në votim.

Çfarë tha Qeveria?

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka thënë të enjten se Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore është hartuar për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”.

Sipas saj, ky ligj do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

“Ky ligj zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte themelore”, ka deklaruar ajo.

Produktet themelore sipas këtij Projektligji janë: drithërat, buka, mielli, orizi, pastat, vaj ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje – partisë në pushtet – Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se krizat globale po e prekin edhe Kosovën.

Sipas saj, Qeveria dhe Kuvendi kanë marrë disa veprime për t’i ndihmuar qytetarët, po ato nuk kanë ndikuar në uljen e “abuzimit me çmimet”.

Komentet e opozitës

Ferat Shala nga PDK-ja ka thënë se ky dokument është i dëmshëm për ekonominë, konsumatorët dhe operatorët.

Në mesin e atyre që i ka konsideruar defekte, kanë qenë edhe mospërfshirja e inspektorateve dhe Agjencisë së Konkurrencës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ky projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës dhe se me vendosjen e çmimeve tavan mohohet konkurrenca.

“Ne jemi ekonomi e tregut të lirë për shkak se kështu e përcakton neni 10 i Kushtetutës. Kjo nënkupton ndërhyrje minimale të shtetit dhe se çmimet rregullohen në bazë të konkurrencës ofertës dhe kërkesës”.

Sipas saj, me këtë projektligj, do të përfitojnë vetëm tregtarët e mëdhenj.

Pal Lekaj nga AAK, ka përmendur po ashtu Kushtetutën dhe ka konsideruar se projektligji dëmton rëndë tregun e lirë.

“Ne si AAK kemi kërkuar dhe jemi më shumë për largimin e TVSH-së (tatimit mbi vlerën e shtuar) për produktet bazë sesa për këtë projektligj. Këtë projektligj nuk do ta përkrahim në parim. Ne do ta përkrahim vetëm atëherë kur bëhen ndryshime rrënjësore”, ka thënë ai.

Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në shtator të vitit të kaluar.

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës./REL

Etiketa: CmimeOpozita

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Kukës/ Plagoset me thikë i riu, ndërhyri për të shuar sherrin

Kukës/ Plagoset me thikë i riu, ndërhyri për të shuar sherrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com