Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka qenë në një lidhje “Skype” për Faxnews për të folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti brenda komisariatit të policisë. Softa ka thënë se ka shumë tymnajë në lidhje me këtë ngjarje teksa shtoi se nuk është shumë i qartë moment nga ndalimi dhe shoqërimi në komisariat dhe më pas në spital.
Ndërkohë në lidhje me raportin e AMP-së se të riut iu gjet në stomak qese e dyshuar në narkotikë, ai tha se është e dyshimtë se kur ka ndodhur kjo gjë.
Softa: Kjo ngjarje e deri më sot që vazhdojnë me deklaratata. së pari u tha që u shoqërua një person dhe për Id, më pas u tha se gjendja e tij u rëndua dhe për ta cuar drejt spitalit.
Ndërkohë të gjitha këto janë hedhur poshtë nga familjarët, ka një kartelë nëse ka qënë sëmurë apo jo. Ndërkohë nga autopsia del ka futur në stomakun e tij doza narkotike. Të gjitha këto janë situata që është prokuroria që do të shprehet dhe ka një tension që edhe vetë politika e shpreh si një vrasje nga uniformat e policisë. Problemi shtrohet te ajo që akuzohet se ka pasur dhunë apo jo. Kemi shumë tymnajë në lidhje me këtë ngjarje. Nuk kemi të qartë ndalimin dhe shoqërimin në komisariat dhe nga aty në spital. Janë momente që duhet ta kopsisin ngjarjen, sepse vë në pikëpyetje forcat e rendit. Vihet në pikëpyetje se cfarë ndodh brenda ambjenteve të komisariateve të policisë.
Nëse policia ka kërkuar shërbimin e ambulancës dhe ka ardhur me vonesë, kjo është e rëndë.
Kjo qese e dyshuar si lëndë narkotike, ka ndodhur kur policia e ndaloi, kur ishte në makinë apo në komisariat, pra duhet të shpjegohet kur ka ndodhur. Është një moment i dyshimtë. Sa kohë ka kaluar për autopsinë? Ka momente të diskutueshme në lidhje me kronologjinë. Fakti që AMP ka thënë se ky peson ka qënë i sëmurë dhe tani del ky variant i dytë. Nëse personi është ankuar për shëndetin, policia duhet ta conte në shërbimet spitalore, duke kërkuar forca shtesë.
Discussion about this post