Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave. Ajo u bë “e gjallë” disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.
Elsa ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re. Ajo ka postuar disa foto të realizuara në studion e Fadil Berishës, krahas së cilave i falenderon të gjithë për mbështetjen.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua dhe më mungoni.Shihemi shpejt në Shqipëri!”, ka shkruar Lila në postimin e saj.
Kujtojmë që këngëtarja u mbajt për pak kohë në qeli për shkak të hetimeve dhe në përfundim autoritetet policore italiane njoftuan se ajo nuk kishte lidhje me akuzat që rëndonin mbi të.
View this post on Instagram
Discussion about this post