GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haradinaj takon Kurtin, flet për marrëveshjen me Serbinë: Duhet vula e SHBA

14:34 - 21/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj takon Kurtin, flet për marrëveshjen me Serbinë: Duhet vula e SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i AAK në Kosovë Ramush Haradinaj e cilësoi si përmbajtësor takimin me kreun e qeverisë Albin Kurti. Sipas tij, marrëveshja përfundimtare Kosovë- Serbi duhet të ketë vulën e SHBA. Haradinaj u shpreh në një deklaratë para gazetarëve se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke. Gjithashtu ata diskutuan dhe për sfidat e Kosovës në këtë proces.

“Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. Diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, etj”, tha kreu i AAK-së.

Ai tha se ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës dhe jo vetëm përkrahjen. “Për të pasur ky proces garanca të plota duhet të nënshkruhet edhe nga SHBA-të… Nuk mundet me u konsideru i sigurt pa nënshkrimin e Amerikës… E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington dhe besoj dhe ishte kërkesë e imja që si garancë në këtë proces të kemi vulën e Amerikës”, tha lideri i AAK-së.

Ndërkaq, sa ka gjasa që AAK të përfshihet në qeverisje nëse nënshkruhet marrëveshja, Haradinaj u shpreh “zero”. Ai po ashtu tha se çështja e dialogut me Serbinë duhet të merret seriozisht sepse vendimet e dialogut pastaj nuk mund të ndryshohen.

“Vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon dikush pastaj… duhet të jemi sa më serioz pas parasysh faktin dhe shkallën e seriozitetit të akterëve ndërkombëtar. Do të punojmë që Kosova të del e suksesshme. Nuk bëhet fjalë për agjenda  zgjedhore e qeverisëse, por bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm… Ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni.

Në këtë drejtim Aleanca nuk kursehet dhe do ta ndihmojnë Kosovën, jo Albinin Kurtin, jo qeverinë. Ka pas qeveri edhe para Kurtit dhe do të ketë edhe tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, tha ai.

Etiketa: Albin KurtiKosoveRamush Haradinaj

Lajme të lidhura

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?
Aktualitet

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25
Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe

21:21 - 13/12/25
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

20:12 - 13/12/25
Para
“Marrëveshje farsë”, Shehu komenton ligjin e hapjes së dosjeve: Qeveria do i përdorë si mjet presioni

“Marrëveshje farsë”, Shehu komenton ligjin e hapjes së dosjeve: Qeveria do i përdorë si mjet presioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri
Aktualitet

Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri

10:00 - 16/12/25

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e...

Lexo më shumë
SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t

SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t

09:15 - 16/12/25
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

09:07 - 16/12/25
Vota e diasporës/ Dorëzohen 20 zarfet e parë për emigrantët

Byroja Kombëtare të Hetimit ‘troket’ në derën e biznesmenit Ermal Beqiri për dosjen e AKSHI-t

08:55 - 16/12/25
Gjendet një trup i pajetë në Lungomare, dyshimet e para të policisë (Emri)

Gjendet një trup i pajetë në Lungomare, dyshimet e para të policisë (Emri)

08:25 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com